Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

December 2014
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031
Nëna ndihmon nipin të përdhunojë vajzën e saj
Një inçest në kufijtë e marrëzisë ka tronditur publikun në Australi, ku një nënë 56-vjeçare, që kishte marrëdhënie seksuale me nipin e saj, 42 vjeç, e ka ndihmuar këtë të fundit të përdhunojë vajzën e saj 12 vjeç.Rasti i rëndë është regjistruar në Melburn.Policia është vënë në lëvizje pas dëshmisë së vajzës së mitur, e cila ka deklaruar se mamaja i mbante këmbët në momentin kur e përdhunonte kushëriri i saj.Të vënë përballë provave të pakundërshtueshme, si 56-vjeçarja, ashtu edhe nipi-dashnor i saj kanë pranuar gjithçka dhe gjykata i shpalli fajtorë.
Gjermania sfidon Turqinë, shpall zyrtarisht genocid vrasjen e armenëve
Gjermania sfidoi Turqinë me aprovimin e një rezolute që e shpall genocid vrasjen masive të armenëve nga otomanët gjatë luftës së parë botërore.Tërbimi i Ankarasë dhe paralajmërimet e saj se ky veprim mund të cenojë marrëdhëniet dy palëshe, nuk i pengoi Bundestagun të hidhte këtë hap në kohën kur Bashkimi Europian ia ka nevojën Turqisë për të frenuar fluksin e emigrantëve.Kryeministri turk Numan Kurtulmus e cilësoi lëvizjen e ligjvënësve gjermanë si “gabim historik” e thirri ambasadorin për konsultime.Armenia këmbëngul se në barbarizmin e 1915-s vdiqën 1 milionë e gjysmë armenë.Turqit pretendojnë se shifra është shumë më e ulët dhe refuzojnë të pajtohen me përdorimin e termit “genocid”. Më shumë se 20 kombe, mes të cilave Franca e Rusia si dhe kreu i Kishës katolike, Papa Françesku, e njohin si të tillë mizorinë e përpara një shekulli.Ankaraja, megjithatë, vazhdon ta mohojë ekzistencën e një fushate sistematike për shfarosjen e të krishterëve armenë si grup etnik dhe kujton gjithmonë sesi gjatë shembjes së Perandorisë Osmane, kanë humbur jetën edhe shumë civilë turq.Kancelarja Angela Merkel nuk ishte në sallë gjatë votimit. Por, Kristian Demokratët e saj, partia e koalicionit SPD dhe të gjelbrit votuan me shumicë dërrmuese votash për miratimin e rezolutës.

Gjenocidi armen, Gjermania e njeh ndërsa Turqia tërheq ambasadorin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aprovimi i rezolutës që e shpall gjenocid vrasjen masive të armenëve nga otomanët gjatë Luftës së Parë Botërore, i miratuar nga “Bundestag”-u gjerman, krijoi një situatë të tensionuar në radhët e politikës turke.Ankaraja tërhoqi ambasadorin e saj nga Gjermania. Ministria e Jashtme turke tha se, vendimi ishte “i turpshëm”, duke e cilësuar rezolutën si shembull të injorancës dhe mosrespektimit të ligjit. Ndërsa nga ana e saj, Kancelarja Angela Merkel u mundua të zbuste reagimin e Ankarasë.“Ka shumë gjëra që lidhin Gjermaninë me Turqinë, edhe nëse ne ndajmë mendime të ndryshme për çështje të caktuara. Përmasat e gjëra të lidhjeve tona strategjike dhe miqësisë sonë janë të mëdha”, tha Angela Merkel.Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Qeveria armene e mirëpriti aprovimin e kësaj rezolute nga ana e Parlamentit gjerman. Për analistët, ky vendim u ndërmor në një moment delikat, pasi më shumë se asnjëherë, jo vetëm Gjermania por e gjithë Europa ka nevojën e Turqisë për të reduktuar fluksin e refugjatëve sirianë.Ankaraja njihet për qëndrimet e saj ekstreme, kur i cënohen interesa kombëtare. Këtë e konfirmoi edhe Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se tërheqja e ambasadorit të tyre nga Gjermania është vetëm fillimi.

“Do të duhet kohë për t’i ‘fshirë’ militantët e ISIS”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pavarësisht avancimit ndaj fortesave të ISIS-it në Siri dhe Irak, në asnjërin prej këtyre dy vendeve nuk ka pasur deri tani ndonjë goditje të qenësishme të grupit, e do të duhet kohë për t’i fshirë militantët prej andej.Ky është mendimi i disa analistëve nga Lindja e Mesme, të cilët po ndjekin me kujdes lëvizjet e forcave të shumta të angazhuara në fronte që shtrihen në të dy shtetet.Trupat qeveritare irakiane, të ndihmuara dhe nga sulmet ajrore të koalicionit, kanë fituar terren gjatë ofensivës në Falluxha dhe zonat përreth saj.Ushtarët e regjimit sirian nga ana tjetër dhe luftëtarë të mbështetur prej Shteteve të Bashkuara kanë nisur t’i afrohen kryeqytetit të Kalifatit, Raqqa-së. Po nuk u çlirua kjo e fundit, thonë ekspertët, e po nuk u mor Mosuli, qyteti i dytë më i madh i Irakut, nuk do të flitet dot për rezultate madhore të fushatës anti-ISIS.“Lufta në të dy këto vende, ka shumë dimensione e kjo e ndërlikon situatën. Secili po përpiqet t’i përmirësojë gjërat në nivel lokal. Edhe pse ka humbur territore, ISIS-i është ende i aftë të ndërmarrë sulme vetëvrasëse e kundërofensiva. Zgjidhja e vetme në këtë situate do ishte çrrënjosja e ideologjisë ekstremiste”, u shpreh Musa Hamad Qallab, analist, Dubai.“Shteti Islamik ka përfituar nga përçarjet e mëdha për të forcuar pozitat e tij në Irak. Vetëm kur të gjitha partitë të pajtohen me politikat qeveritare, vendi do të jetë në gjendje të ripërtërijë ekonominë e tij, të përmirësojë sigurinë e ta heqë qafe ISIS-in një herë e mirë”, thotë Mohammed al-Ghwainem, analist politik, Riyadh.Sipas ekspertëve, problemin kryesor në mposhtjen e ISIS-it e përbën fakti që ai vepron në mënyrë të nëndheshme dhe mbështetet nga njerëzit. Edhe po u shkatërrua organizata, shprehen ata, individët që ndjekin ideologjinë e Shtetit Islamik nuk do të mund të vriten të gjithë, por do të fshihen për t’u rishfaqur më vonë sërish.

Përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Europën e Veriut detyruan Presidentin Francois Hollande të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në Francë.“Kemi shpallur gjendjen e katastrofës natyrore në të gjithë terriroret e prekura nga moti i keq. Do të aktivizojmë menjëherë fondin e emergjencës në mbështetje të komuniteteve lokale, që janë përfshirë nga përmbytjet”, tha Francois Hollande.Në prag të kampionatit europian të futbollit, të paktën dy persona kanë humbur jetën në Francë, ndër të cilat një 86-vjeçare ndërroi  jetë në shtëpinë e saj të përmbytur. Muzeu i Luvrit ka mbyllur dyert për vizitorët, pasi stafi po evakuon të gjithë veprat e artit, në bazë të planit të emergjencës për rujatjen e tyre.Ndërsa mijëra persona kanë braktisur banesat e tyre, pasi stuhitë kanë shtaktuar gjendjen e emergjencës. Qindra shtëpi dhe rrugë janë mbuluar nga uji. Zyrat, dyqanet dhe shkollat, po ashtu janë mbyllur.Jugu i Parisit është shpallur në gjendje alarmi të kuq, ndërsa lumi Senë ka dalë nga shtrati, pasi arriti nivelin 4.45 m, por autoritetet thonë se niveli mund të arrijë deri në 5.7 metra.Ndërsa në Gjermani janë shënuar 8 viktima. Po ashtu në pjesën jugore të vendit, lumenjtë e dalë nga shtrati kanë dëmtuar rëndë qytetet bavareze. Ekipet e shpëtimit përdorën varka për të evakuuar banorët e bllokuar në këto zona.Megjithatë situata nuk pritet të përfundojë me kaq. Për meteorologët, shirat do të vijojnë me të njëjtën intensitet, duke rritur kështu frikën e përkeqësimit të gjendjes nga përmbytjet më të rënda në 100 vitet e fundit.

Lajme

28 Jun 2016 06:08
Ndahet nga jeta “Heroi” Bud Spencer

Ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur për shumë shqiptarë Bud Spencer. Lajmi është konfirmu [ ... ]

Lifestyle & ShowbizLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:35
Nëna ndihmon nipin të përdhunojë vajzën e saj

Një inçest në kufijtë e marrëzisë ka tronditur publikun në Australi, ku një nënë 56-vje [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:33
Gjermania sfidon Turqinë, shpall zyrtarisht genocid vrasjen e armenëve

Gjermania sfidoi Turqinë me aprovimin e një rezolute që e shpall genocid vrasjen masive të arm [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:32
“Do të duhet kohë për t’i ‘fshirë’ militantët e ISIS”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pavarësisht avancimit ndaj fortesave të ISIS-it në Siri [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:31
Gjenocidi armen, Gjermania e njeh ndërsa Turqia tërheq ambasadorin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aprovimi i rezolutës që e shpall gjenocid vrasjen masive [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:30
Franca, nën ujë. Edhe në Gjermani vërshojnë ujërat. 8 të vdekur

Përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Europën e Veriut detyruan Presidentin Francois Holland [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
Artikuj te Tjere

Visitors

229500
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
39
753
792
202834
6685
6439
229500

Your IP: 23.20.97.122
2017-06-27 05:08

Programi i emisioneve

Aktualitet

Sport

Politika

Ekonomi

No result...

Bota

Vizitoret

100%Greece Greece

Total: 398
Copyright © 2017 AlpoMedia. All Rights Reserved.