Lajme

Gjenocidi armen, Gjermania e njeh ndërsa Turqia tërheq ambasadorin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aprovimi i rezolutës që e shpall gjenocid vrasjen masive të armenëve nga otomanët gjatë Luftës së Parë Botërore, i miratuar nga “Bundestag”-u gjerman, krijoi një situatë të tensionuar në radhët e politikës turke.Ankaraja tërhoqi ambasadorin e saj nga Gjermania. Ministria e Jashtme turke tha se, vendimi ishte “i turpshëm”, duke e cilësuar rezolutën si shembull të injorancës dhe mosrespektimit të ligjit. Ndërsa nga ana e saj, Kancelarja Angela Merkel u mundua të zbuste reagimin e Ankarasë.“Ka shumë gjëra që lidhin Gjermaninë me Turqinë, edhe nëse ne ndajmë mendime të ndryshme për çështje të caktuara. Përmasat e gjëra të lidhjeve tona strategjike dhe miqësisë sonë janë të mëdha”, tha Angela Merkel.Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Qeveria armene e mirëpriti aprovimin e kësaj rezolute nga ana e Parlamentit gjerman. Për analistët, ky vendim u ndërmor në një moment delikat, pasi më shumë se asnjëherë, jo vetëm Gjermania por e gjithë Europa ka nevojën e Turqisë për të reduktuar fluksin e refugjatëve sirianë.Ankaraja njihet për qëndrimet e saj ekstreme, kur i cënohen interesa kombëtare. Këtë e konfirmoi edhe Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se tërheqja e ambasadorit të tyre nga Gjermania është vetëm fillimi.

Visitors

277899
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
305
287
1540
249642
14790
10024
277899

Your IP: 54.162.241.40
2017-11-24 13:05