Lajme

Ndahet nga jeta “Heroi” Bud Spencer
Ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur për shumë shqiptarë Bud Spencer. Lajmi është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli.“Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit”.”, kjo ka qenë edhe fjala e djalit të Bud Spancer.Për shqiptarët ai njihet gjerësisht edhe si “Polic këmbëmadhi”. Me rolet e tij ai u kthye një personazh i dashur dhe heroik në të gjithë botën.Bud Spencer ka lindur më 31 Tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor Italian të njohur dhe komedian i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij Terence Hill.Karriera e tij  fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrullë gjatë viteve 70-dhjeta kur së bashku me aktorin tjetër komik Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pelqyeshëm për publikun.Perveç aktrimit Bud Spencer ka qenë edhe një ish-notar profesionist gjithashtu edhe prodhues filmash, Gjithashtu ai është diplomuar për juridik dhe po ashtu kishte qenë edhe pilot helikopteri dhe ai kishte hapur një fond për bursa për studentet e rinj.

Visitors

277894
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
300
287
1535
249642
14785
10024
277894

Your IP: 54.162.241.40
2017-11-24 13:03