Lajme

Mbi 10 mije turiste vendas dhe te huaj brenda ketij viti kane vizituar shtepine e gjeniut te letrave Ismail Kadare,ne Gjirokaster. Qyteti I gurte përpos vlerave te jashtezakonshme historike dhe kulturore, eshte i lidhur ngushte me gjeniun letrar, Ismail Kadaren, I cili e ka bere letersine shqipe te flas ne 45 gjuhe te botes duke e prezantuar denjesisht Shqiperine me historine dhe kulturen e saj ndershekullore.Bruno Pjetri shprehet se turistet kane lexuar te pakten nje veper te Kadarese dhe ajo cka i terheq me shume jane jeta dhe vepra e shkrimtarit. Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, në Gjirokastër, çeli dyert për vizitorët, shqiptarë dhe të huaj, tashmë si një objekt tërësisht i rikonstruktuar gati nje vit me pare.Me statusin e Monumentit të Kulturës, shtëpia në lagjen “Palorto”, vjen në 80 vjetorin e lindjes së Kadaresë, e restauruar me mbështetjen teknike dhe financiare të UNESCO-s dhe Ministrisë së Kulturës.Kjo shtëpi është listuar si një nga objektet më të vizitueshme gjatë sezonit turistik të kaluar edhe pse ka qenë në restaurim. Nga trajtimi arkitektonik, banesa është cilësuar si një ndër më të arrirat dhe në pozicionin më dominues, përkrah edhe mjaft objekteve të tjera me vlerë.
 
 
 
 
 

Visitors

356326
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
44
263
1017
329840
3986
8958
356326

Your IP: 54.166.203.17
2018-09-21 00:51