Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

December 2014
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031

Mbi 60 persona besohen të kenë vdekur pas plot 7 shpërthimesh që kanë shënjestruar disa vendndodhje të qyteteve bregdetare të Jablehut dhe Tartusit, të dyja në provincën e Latakias në Siri, sipas raportimeve më të fundit mediatike ruse. Këto vendndodhje ndodhen shumë pranë bazave ushtarake ruse, konkretisht bazës ajrore Khmeimim si dhe bazës detare në Tartus.Raportime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se numri i viktimave nga sulmet në seri në të dy qytetet mund të shkojë deri të paktën 110 persona. Grupi islamik Ahrar ash-Sham al-Islamiyya ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet në Jableh dhe Tartus.Sipas medias “Ikhbariya TV”, ka pasur të paktën 3 shpërthime në Jableh, pranë terminalit lokal hekurudhor. “Ria Novosti” raporton për një shpërthim të katërt në një njësi emergjencash pranë një spitali lokal. Shpërthimet kanë lënë të paktën 45 viktima sipas burimeve policore në këtë qytet.Jableh duket se është vënë nën objektivin e bombardimeve me zjarr murtajash, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “SANA”. Pamje që qarkullojnë nëpër media sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi Jableh, si dhe disa automjete të shkatërruara e të djegura.Ndërkohë, 3 shpërthime të tjera janë raportuar në zonën rezidenciale të qytetit tjetër bregdetar, Tartus, sipas dëshmitarëve të “Ria Novosti”. Atje besohet të kenë vdekur të paktën 20 persona, sipas burimeve policore.Sipas televizionit shtetëror sirian, njëri prej shpërthimeve në Tartus ka qenë një autobombë, ndërsa tjetra është shkaktuar nga një kamikaz që ka hedhur veten në erë.Të dy qytetet e shënjestruara nga sulmet e së hënës janë shumë pranë ambienteve të përdorura nga “task forca” ruse në Siri.

Lajme

28 Jun 2016 06:08
Ndahet nga jeta “Heroi” Bud Spencer

Ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur për shumë shqiptarë Bud Spencer. Lajmi është konfirmu [ ... ]

Lifestyle & ShowbizLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:35
Nëna ndihmon nipin të përdhunojë vajzën e saj

Një inçest në kufijtë e marrëzisë ka tronditur publikun në Australi, ku një nënë 56-vje [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:33
Gjermania sfidon Turqinë, shpall zyrtarisht genocid vrasjen e armenëve

Gjermania sfidoi Turqinë me aprovimin e një rezolute që e shpall genocid vrasjen masive të arm [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:32
“Do të duhet kohë për t’i ‘fshirë’ militantët e ISIS”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pavarësisht avancimit ndaj fortesave të ISIS-it në Siri [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:31
Gjenocidi armen, Gjermania e njeh ndërsa Turqia tërheq ambasadorin

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Aprovimi i rezolutës që e shpall gjenocid vrasjen masive [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
02 Jun 2016 18:30
Franca, nën ujë. Edhe në Gjermani vërshojnë ujërat. 8 të vdekur

Përmbytjet e mëdha që kanë përfshirë Europën e Veriut detyruan Presidentin Francois Holland [ ... ]

BotaLexo vazhdimin...
Artikuj te Tjere

Visitors

244254
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
160
177
469
218627
5875
8003
244254

Your IP: 54.80.70.8
2017-08-23 21:04

Programi i emisioneve

Aktualitet

Sport

Politika

Ekonomi

No result...

Bota

Vizitoret

100%Greece Greece

Total: 398
Copyright © 2017 AlpoMedia. All Rights Reserved.