11 fëmijë të ciklit shkollor në fshatin Kumarak, pjesë e bashkisë këlcyrë duhet të përshkojnë përditë mbi 4 km në këmbë për të ndjekur proçesin mësimor. Situata rëndohet akoma edhe më tepër për banorët e 11 fshatrave ku kalon rruga e cila është e përshkueshme vetëm me automjete të rënda. Banorët pohojnë se shpesh detyrohen të lënë çdo punë për të shoqëruar fëmijët, që pjesën më të madhe të kohës e përshkojnë këtë rrugë të pashoqëruar. Ankesat e banorëve gjejnë edhe përkrahjen e përfaqësuesve të bashkisë Këlcyrë. Nënkryetari i kësaj bashkie thekson se kjo është panorama e 48 fshatrave të kësaj bashkie e cila e ka të pamundur shtrimin e rrugëve rurale me fondet e pakta që administron kjo bashki. përmirësimi i infrastrukturës rrugore rurale do të ndikonte ndjeshëm edhe në zhvillimin e turizmit në këto zona, thekson nënkryetari allamani. Problem shqetësues për banorët e këtyre zonave mbetet edhe mungesa e transportit për fëmijët e shkollave. Kufiri prej 5 km i vendosur nga qeveria penalizon fëmijët e zonave të thella malore të cilët në mungesë të mundësive për transport nga prindërit detyrohen të përshkojnë këtë gjatësi rrugore me.këmbë, ndërsa ditët me reshje dhe me.dëborë i penalizojnë nga orët mësimore, për shkak të mungesës së tyre në shkollë. Ndërsa vite më parë fshati Kumarak në Këlcyrë numëronte mbi 50 shtëpi, mungesa e infrastrukturës dhe shërbimeve bazë ka tkurrur numrin e familjeve që janë detyruar të largohen drejt zona urbane apo në emigrim. Të njëjtin fat kanë pësuar të gjitha fshatrat e zonës së këlcyrës dhe përmetit ku nuk mungojnë fshatra ku numri i banorëve shkonderi në 10 të.tillë.

Visitors

297838
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
201
235
617
271152
4745
11199
297838

Your IP: 54.196.135.90
2018-01-17 15:19