të qershorit. Kjo pasi burime në Ministrinë e Shëndetësisë bëjnë me dije se puna për hartimin e fondit të pyetjeve do të nisë në muajin korrik, ndërsa provimi sipas parashikimeve të deritanishme do të bëhet në muajt shtator-tetor. Të njëjtat burime tregojnë se kjo vonesë vjen si pasojë e procedurave dhe modaliteteve të nevojshme për hartimin e pyetjeve, të cilat kërkojnë një kohë të caktuar, pasi do të bëhen edhe konsultimet me grupet e interesit. Sipas tyre, aktualisht ka një lloj pezullimi të çështjes dhe se nuk ka një datë zyrtare të nisjes së kësaj nisme që ka hasur jo pak kundërshtime. Por, siç edhe deklaruan disa mjekë më herët, kjo po ndodh qëllimisht nga Ministria e Shëndetësisë, e cila kërkon të zbusë tonet e mjekëve dhe infermierëve, nga të cilët kërkojnë votat për zgjedhjet vendore të 21 qershorit, për t’iu rikthyer sërish nismës për zhvillimin e testimit. “Ankthi” i zgjedhjeve të 21 qershorit ka prekur të gjitha hallkat dhe institucionet dhe kjo mund të jetë një arsye e pezullimit të testimit, ndonëse gjykata i dha të drejtë Ministrisë së Shëndetësisë për të testuar infermierët.

Visitors

286631
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
281
343
904
258860
4737
18785
286631

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:55