Putin në Greqi, Tsipras: Partneriteti me Rusinë, zgjedhje strategjike

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Vizita zyrtare e Presidentit rus, Vladimir Putin, ka rikonfirmuar nivelin e lartë të marrëdhënieve greko-ruse.Tsipras vuri në dukje se forcimi i marrëdhënieve me Rusinë përbëjnë një zgjedhje strategjie, e cila është e ndikuar edhe nga lidhjet e ngushta historike, kulturore dhe politike.Po ashtu kryeministri grek tha se ndihma e Moskës është i nevojshme për sa i përket forcimit të stabilitetit në rajon.Për Aleksis Tsipras vizita e Putin vjen në një kohë kur Greqia ka kthyer faqen e historisë, pasi po i jep fund pasigurisë ekonomike.“E gjithë kjo mund të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve tona në një mjedis që ka stabilitet dhe perspektivë”, tha Tsipras.“Ndërsa nga ana e tij Putin tha sa se në Moskë është diskutuar në mënyrë analitike perspektiva e Bashkëpunimit ekonomik, sigurisht ka shumë probleme dhe se rrethanat janë të vështira, por që sigurisht ka perspektiva të mira,” e mbylli fjalën Vladimir Putin.Tani sfida që i mbetet Athinës dhe Moskës, përveç zotimeve është që t’i kthejnë marrëdhëniet e mira të popujve në rezultate të prekshme ekonomike.Putin u prit edhe nga Presidenti Pavlopulos, ndërsa ditën e shtunë ai do të vizitojë Malin e Shenjtë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Uashingtonin dhe NATO-n gjatë vizitës së tij dy ditore në Greqi të ndalojnë vendosjen e sisteme armësh dhe raketash të sofistikuara pranë territorit rus, duke vënë në dukje se Moska ndjehet e kërcënuar dhe është e gatshme për të kundër vepruar.“Tashmë nuk ka kërcënim bërthamor nga Irani, por sistemi raketor në Rumani ekziston dhe është kërcënim për ne”, ka thënë ai duke theksuar se në Siri e panë të gjithë së çfarë potencialesh zotëron Moska.Putin nuk ka harruar edhe Ankaranë duke deklaruar se Turqia ende nuk ka dhënë shpjegime, jo vetëm qe rrëzoi avionin ushtarak rus, por edhe pse qëlloi pilotin edhe sipas tij ky akt përbën një krim lufte.

Kaliforni, sërish protesta kundër Trumpit. Kinezët e parashikojnë fitues

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Rreth 100 vetë u grumbulluan për një tubim të zhurmshëm, por përgjithësisht paqësor, në krah të mitingut elektoral të Donald Trumpit në Kaliforni.Aktivistët mbanin parulla si “Ndaloni nazistin Trump” apo “Trump budallai” dhe, përpara se të largoheshin nga policia, goditën një kukull që i ngjasonte të nominuarit të supozuar republikan.Tetë persona përfunduan në pranga për akuza jo të rënda, të cilat nisnin nga shitja e bluzave pa leje e mbërrinin te grumbullimi i paligjshëm. Shumë prej demonstruesve shprehnin zemërim ndaj pikëpamjeve të miliarderit mbi emigracionin.Manjati i pasurive të patundshme ishte i ftuar në “shoë”-n televiziv “Jimmy Kimmel Live”, ku prezantuesi i njohur e pyeti nëse po e shijonte luftën mes Hillary Clintonit dhe Bernie Sandersit.Përgjigjja e Trumpit nuk mund të ishte delikate. “Më pëlqen shumë, - u shpreh ai, - sepse po bëhet tepër e pakëndshme. Nuk ma merrte mendja se do të shkonte kaq keq”.E ndërsa gara për Shtëpinë e Bardhë është ende larg fundit, në një fabrikë të Kinës, thuajse të gjithë ndajnë bindjen se triumfi do t’i takojë republikanit Trump.Fabrika “Jinhua”, që i ka furnizuar bizneset e festave me mijëra maska gome, duke nisur nga ato të Barack Obamës e deri te “Spiderman”-i, tani në vëmendje ka Trumpin dhe kryesuesen e garës për nominim në kampin demokrat, Hillary Clinton.Për drejtuesit e saj nuk ka dyshime: fituesi i qartë i zgjedhjeve do të jetë miliarderi njujorkez.

Delet ushqehen me marihuanë, terrorizojnë fshatin
Banorët e fshatit Rhydypandy në jug të Uellsit kanë kaluar në një situatë sa për të qeshur aq edhe ankthi për ta.“Terrori” në të gjithë fshatin është shkaktuar nga kafshë që ndoshta kurrë në histori nuk janë cilësuar si të frikshme, nga kopetë e deleve të tyre.Ata zbuluan një “fabrikë” të braktisur dhe ilegale marihuane pasi vunë re sjelljen e ccuditshme dhe agresive të deleve të tyre.Delet kanë kullotur marihuanë, e cila i ka inkurajuar sjelljet e tyre agresive.Delet kanë filluar papritmas të sillen çuditshëm, të vrapojnë para veturave, të hynë nëpër oborre dhe madje edhe nëpër shtëpi.Ka qenë kreu i bashkësisë lokale Ioan Richard, i cili ka lajmëruar policinë pasi ka pranuar shumë ankesa për delet.“Jam frikësuar se çfarë do të mund të ndodhte në qoftë se do hanin të gjithë sasinë e marihuanës së gjetur. Do të mbretëronte terrori i deleve psikotike në fshat”, ka deklaruar Richard.
Etna “rikthehet” në jetë
Mali Etna, një prej vullkaneve më të larta në Europë, u aktivizua të mërkurën duke lëshuar llavë të kuqe në qiellin e mbrëmjes. Me një lartësi prej 3330 metrash, Etna është vullkani më aktiv i kontinentit dhe mund të shpërthejë disa herë në vit.Shpërthimi i së mërkurës ishte i shkurtër por intensiv, me llavën gurgulluese që vazhdoi të mbushte një prej kratereve përgjatë gjithë ditës. Qindra mijëra turistë nga e gjithë bota vërshojnë në ishullin italian të Sicilisë për të parë nga afër spektaklin, por vetëm disa prej tyre kanë fatin të shijojnë aktivitetin vullkanik.“Jam këtu me një grup amerikanësh dhe anglezësh për të parë nga afër aktivitetin dinamik, gjithnjë në ndryshim të Etnës. Sot llava po del nga krateri qendror dhe është diçka e mrekullueshme”, tha një turist.Këtë herë aktiviteti vullkanik nuk shkaktoi probleme në aeroportin e afërt të Katanias. Mali Etna besohet se ka pasur shpërthimet më të shumta të dokumentuara në krahasim me çdo vullkan tjetër, që datojnë prej vitit 425 Para Krishtit.Hera e fundit kur vërshimet e llavës rrezikuan fshatrat e afërta ishte në vitin 1992.

Visitors

297851
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
214
235
630
271152
4758
11199
297851

Your IP: 54.196.135.90
2018-01-17 15:21