23846234 1398461063610265 339083833 n

energjia elektrike

Situata politike përgjatë vitit 2017 vonoi ngritjen e bursës së energjisë,  që është një prej projekteve kryesore të parashikuara në modelin energjetik shqiptar.Konstatimi vjen nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, i cili ka publikuar raportin e fundit mbi ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në sektorët e energjisë, gazit, eficencës dhe hidrokarbureve.Në një raport të mëparshëm Sekretariati u shpreh me rezerva mbi mundësinë e ngritjes së bursës, por tashmë kujton se modeli i Tregut e autorizon ministrin të vendosë afatin e ri para përfundimit të vitit 2017. Gjithashtu, raporti vëren se  procedura e certifikimit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit është e përfunduar, por ende kërkohet një mekanizëm pajtueshmërie.Ndërkohë që, vonesë konstatohet edhe në drejtim të ndarjes së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si dhe de rregullimit të çmimeve për gjenerimin dhe furnizimin me energji. Ndërkaq, në drejtim të sektorit të gazit, raporti flet me nota më pozitive, duke theksuar se Shqipëria ka arritur përparim në lidhje me prioritetet e përcaktuara në Raportin e mëparshëm.

23660331 10215348618334599 529300214 o

Mundesite dhe krijimi i hapesirave per bashkepunim apo lehtesim te procedurave te bizneseve te huaja te cilat operojne apo kerkojne te shtrijne aktivitetine tyre ne vendin tone prej disa kohesh kane qene ne qender te vemdendjes se programit te hartuar nga dhoma e tregetise dhe industrise ne qarkun Gjirokaster.Maksi Hoxha kryetar i saj bene me dije se bashkepunimi i deritanishem ka rezultuar efikas.Pak dite me pare perfaqeuses te kesaj dhome kane qene te pranishem ne Stamboll ku u organizua edhe konferenca e rradhes mes dhomave tregetare te shume shteteve ku pjesemarresit kane shpalosur mundesite e tyre te bashkepunimit.Nje nga parteneret kryesore per dhomen e tregetise Gjirokaster mbeten dy shtet fqinj,Italia dhe Greqia.Pervec ketij fakti dhoma e tregetise dhe industrise ne Gjirokaster nje vemendje te vecante eshte duke treguar edhe ndaj luftes kunder informalitetit,fenomen ky qe jo vetem ka demtuar bizneset qe operojne konform rregullave te caktura me ligj por per fat te keq ka pesuar edhe shtim gjate koheve te fundit.

PARAVE 19 6 800x450

Një raport i Këshillit të Europës mbi krimin ekonomik dhe pastrimin e parave hedh dritë mbi rrugët që përdorin organizatat kriminale dhe zyrtarët e korruptuar në Shqipëri për të pastruar paratë e pista.Raporti, që i referohet periudhës 2016-2017, thotë se kanalet e pastrimit të parave përfshijnë si sistemin financiar, ashtu dhe investimet në ekonominë formale.Sipas tij, në sistemin financiar dy janë rrugët kryesore, transaksionet brenda sistemit dhe hapja e llogarive bankare në emër të personave të afërm të familjes, ose rrethit shoqëror.Por organizatat kriminale përdorin edhe investimet në ekonomi. Sipas Këshillit të Europës, një pjesë e parave pastrohen duke bërë blerje të bizneseve të ligjshme, ose duke hyrë në partneritet me to.Paralelisht blerja e pasurive të patundshme si trojet, apartamentet, hotelet dhe stacionet e karburanteve janë po ashtu metoda gjerësisht të përdorura, siç është edhe ajo e blerjes së mallrave të luksit.Sipas raportit, në Shqipëri nuk pastrohen vetëm paratë që burojnë nga aktivitetet e jashtëligjshme brenda vendit, por edhe ato që vijnë nga jashtë kufijve.Kjo lehtësohet nga ekonomia e gjerë informale, si dhe lehtësia për të transportuar paratë kesh në kufi. Në vitin 2015, Bashkimi Europian e hoqi Shqipërinë nga lista e zezë e pastrimit të parave.Por në verën e 2017-s, Instituti i Bazelit e riktheu Shqipërinë në listën problematike të 15 vendeve me rrezikun më të lartë për pastrim parash, ndërkohë që Këshilli i Europës vëren se edhe pse hetimet për pastrim parash nga autoritetet vendase janë rritur, dënimet dhe sekuestrimi i aseteve të krimit janë të pakta.

Visitors

286621
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
271
343
894
258860
4727
18785
286621

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:54