LEKUT 15 4 800x450

4.6 përqind është mbiçmimi real vjetor i lekut, kundrejt valutave kryesore në muajin shtator, raporton Banka e Shqipërisë.Ndërkohë, mbiçmimi vjetor i lekut kundrejt euros rezultoi mesatarisht 2.9 % në tremujorin e tretë të vitit. Krahasuar me fund shtatorin e 2016, leku ka fituar rreth 4 pike ndaj euros dhe 9 pike ndaj dollarit amerikan.Rënia e dollarit i dedikohet lëvizjes së tregjet e huaja. Mbiçmimi i lekut i bën më të lira importet dhe më të shtrenjta eksportet si ka ndikimet e veta në kreditë e marra në valutë të huaj.Forcimi i monedhës shqiptare ka filluar që prej dy vitesh dhe po sipas Bankës Qendrore është ndikuar nga përshpejtimi i rritjes ekonomike në vend, pritjet për vazhdimin e kësaj tendence në të ardhmen dhe reduktimi i primit të rrezikut për ekonominë tonë.Tregu ka teprice valute sipas Bankës së Shqipërisë dhe kjo ka ndikuar në mbiçmimin e lekut. Por nga ka ardhur ky fluks valute? Banka thotë se janë investimet e huaja që kanë dhe ndikim dhe ngushtimi i deficitit të llogarisë korrente, një e dhënë kjo që tregon të gjitha hyrje daljet valutore në Shqipëri.

Visitors

286652
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
302
343
925
258860
4758
18785
286652

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:56