Në Shqipëri, investimet e huaja direkte, në terma më të thjeshtuar përkthehen në 1717 dollarë për frymë gjatë vitit 2016. Bëhet fjalë për totalin e investimeve të huaja direkte në vendin tonë, pra kapital i injektuar ndër vite, dhe ende i pranishëm. Këtë thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara në raportin me të fundit të investimeve për vendet e Evropës Juglindore. Shqipëria është vendi i tretë nga fundit ndër 7 ekonomi, ku përveç vendeve të Ballkanit perëndimor në analizë merret edhe Moldavia. Sa i përket stokut të investimeve të huaja direkte në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto, Shqipëria ka normën më të ulët në rajon, së bashku me Bosnje Hercegovinën, në vetëm 41%. Rezulton se, në krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria ka 9 herë më pak investime të huaja direkte për frymë. Në terma përqindje, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, në Bashkimin Europian, kjo normë është lehtë mbi vendin tonë, vetëm 6 pikë përqindje sipër. Por, kjo vjen më shumë si pasojë e ekonomisë më të madhe në vendet e unionit, sesa diferencës në injektimin e kapitalit të huaj. Në krahasim me rajonin ndërkohë, në Shqipëri norma e investimeve të huaja në raport me PBB është 50% më e ulët.
 
 
 
 
 
 

Visitors

286651
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
301
343
924
258860
4757
18785
286651

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:56