Ndahet nga jeta “Heroi” Bud Spencer
Ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur për shumë shqiptarë Bud Spencer. Lajmi është konfirmuar nga i biri Giuseppe Pedersoli.“Babai ndërroi jetë qetësisht rreth orës 18:15. Nuk vuajti, na kishte të gjithëve pranë. Fjala e tij e fundit ishte “Faleminderit”.”, kjo ka qenë edhe fjala e djalit të Bud Spancer.Për shqiptarët ai njihet gjerësisht edhe si “Polic këmbëmadhi”. Me rolet e tij ai u kthye një personazh i dashur dhe heroik në të gjithë botën.Bud Spencer ka lindur më 31 Tetor 1929 në Napoli. Ai u kthye në një aktor Italian të njohur dhe komedian i cili ka luajtur për një kohë të gjatë filma komiko-aksion me aktorin e njohur italo-amerikan partnerin e tij Terence Hill.Karriera e tij  fillon në vitin 1951, por ajo më së shumti merr vrullë gjatë viteve 70-dhjeta kur së bashku me aktorin tjetër komik Mario Girott, por i njohur si Terence Hill, luajtën 20 filma të cilët ishin të pelqyeshëm për publikun.Perveç aktrimit Bud Spencer ka qenë edhe një ish-notar profesionist gjithashtu edhe prodhues filmash, Gjithashtu ai është diplomuar për juridik dhe po ashtu kishte qenë edhe pilot helikopteri dhe ai kishte hapur një fond për bursa për studentet e rinj.
Davina, tifozja speciale e Atleticos
Ka lindur në Brisbane të Australisë, por sporti i saj i preferuar është futbolli. Modelja 23-vjeçare, Davina Rankin ka një skuadër në zemrën e saj.Bukuroshja bën tifo për Atletico Madrid dhe do të jetë një nga tifozet më të veçanta të skuadrës “Los Colchoneros” në finalen derbi të Champions League.Rankin është gjithashtu e obsesionuar pas trajnerit argjentinas, Diego Simeone.
Makina për mbijetesë në luftë apo apokalips (FOTO)
Për prodhuesit e këtyre makinave, nuk i dihet kurrë se kur mund të ndodhë ndonjë apokalips, se kur mund të zbresin alienët apo të çohen zombit nga varret. Nëse ndodh, këto janë makinat që ju duhen.
Për prodhuesit e këtyre makinave, nuk i dihet kurrë se kur mund të ndodhë ndonjë apokalips, se kur mund të zbresin alienët apo të çohen zombit nga varret. Nëse ndodh, këto janë makinat që ju duhen.
Ripsaw Eve 2
Makina tek foto 1 dhe 2, e prodhuar me zinxhirë tankesh, e rehatshme përbrenda, me 600 kuaj fuqi dhe e aftë të ngjitet në çdo terren. Ka ndenjëse lëkure, ekran me prekje e gjëra të tjera që nuk i gjen në çdo tank.
Mercedes-Benz Zetros 2733 6×6
Kamioni "fuoristradë" me 6 rrota aktive i Mercedes Benz është si një kështjellë me rrota ku mund të jetoni rehat, por edhe të shkoni ku të doni. Ky mjet me motor 7.2, me 326 kuaj fuqi e me tre diferencialë, ka brenda dysheme mermeri, televizorë me ekran të sheshtë dhe vend ku të mbani motorë me katër rrota.
Inkas Huron APC
Nëse s'ju duhet luksi, por vetëm mbijetesa, Inkas Huron APC është kamioni i blinduar që i reziston edhe fishekëve 7.62 x 51 mm, me shasi që nuk çahet dot nga bombat apo minat. Mund të mbajë brenda 16 njerëz të cilët mund të dalin në çati me armë të rënda, ose nga dritare anësore enkas për armë.
Gunner Fabrication Dodge 3500
Duket si makinë e thjeshtë "Pick Up", por është llogaritur që t'i montohet një mitraloz përsipër që komandohet nga brenda. Mban 120 litra karburant dhe sistem kamerash termike që shohin në errësirë. Ka ndarje të veçuara për mbajtje municioni pa fund.
Dartz Black Shark
Mendohuni mirë për këtë, sepse nuk është për këdo. Vetëm nëse jeni ndonjë super-agjent 007. Kjo makinë ruse, përveçse është e blinduar dhe testuar kundër armëve të ndryshme, është e mbuluar e gjitha në luks.  1500 kuaj fuqi, skaner me retinën e syve, ndenjëse lëkure nga italianët "Lukspel". Veç këtyre,ka doreza që zhduken dhe që japin goditje elektrike për paparacët e padëshiruar dhe sirena për të trembur turmat.
Një ditë e “lodhshme” për Bruce Willis
Ylli i filmit “Die Hard”, Bruce Willis, tashmë në moshën 61 vjeçare, duket se ka kaluar një ditë të “lodhshme” nën shoqërinë e femrave në Miami.Aktori ka marrë pjesë të martën në realizimin e një reklame të një kompanie Italiane në Majami.Ai është shoqëruar i fotografuar nga femra seksi. Edhe nëse do të ketë qenë me të vërtetë një ditë e lodhshme për Bruce, me siguri nuk e ndjerë pranë këtyre bukurosheve.

Visitors

286627
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
277
343
900
258860
4733
18785
286627

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:55