Gillian Anderson mund të bëhet e para Bond Girl. Ylli i serisë së filmave “X-files” shprehu dëshirën për të pranuar rolin e lënë vakant nga Daniel Craig, si agjentja sekrete më e famshme në botë.“Është Bond, Jane Bond”, shkruajti aktorja në rrejtin social “Twitter”, duke e shoqëruar me hashtagun “NextBond”, apo filmi i ardhshëm Bond. Javën e kaluar u raportua se aktori britanik, Daniel Craig, i cili ka qenë në petkun e 007-s për 4 seri radhazi, refuzoi ofertën prej 60 milionë paundësh për të qenë protagonist i dy filmave të tjerë.Spekulimet mbi zëvendësuesin e tij filluan të qarkullonin menjëherë. Mes emrave të lakuar kanë qenë Tom Hiddleston, Idris Elba dhe Damian Lewis. Por interesimi i Anderson për rolin u prit furishëm në rrjetet sociale.Hiddleson, i cili interpreton spiunin Jonathan Pine në filmin “Night Manager” hodhi poshtë spekulimet se kishte siguruar rolin, duke thënë në një intervistë për “BBC” se askush nuk i kishte propozuar asgjë dhe se pozicioni mbetej vakant.Ndërkohë Elba, protagonist i filmit mbi Martin Luther King u kthye në një pretendent të mundshëm pas deklaratës së tij se ishte aktori më i famshëm Bond në bote edhe pse nuk e kishte pasur kurrë këtë rol.“Nuk mund të flas më shumë”, ishte shprehur ai gjatë një interviste për “Daily Telegraf” në vitin 2015.

Visitors

334854
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
124
176
723
308771
4672
5826
334854

Your IP: 54.224.255.17
2018-06-21 21:30