“Vogue” mbush 100 vjeç
im Kardashian thotë se iu bë realitet ëndrra e radhës. Vajza që kritikohet se nuk di të bëjë asgjë por që sipas saj, ajo di të bëjë gjithçka, është përzgjedhur ndër kopertinat më të mira të revistës së modës “Vogue”.Me rastin e 100-vjetorit të kësaj reviste, u zhvillua një mbrëmje gala , ku një nga ikonat e familjes Kardashian u shpreh shumë e lumtur të jetë pjesë e saj e shoqëruar nga bashkëshorti Kanye West.“Mendoj se për çdo vajzë revista ‘Vogue’ është personifikimi i modës. Dhe unë kam koleksionuar kopertina të saj që nga vitet ’60-të dhe ’70-të, dhe tani të qenurit një ndër kopertinat e saj, më duket thjesht si një ëndërr”, tha Kim.Revista “Vogue” mbetet një nga më të suksesshmet në treg dhe në kopertinën e saj vijojnë të jenë emrat më të lakuar botërisht, thuajse nga çdo fushë. Seria britanike “Vogue”, këtë muaj kishte në qendër të saj Dukeshën e Cambridge.Në eventin e zhvilluar në Londër, nuk munguan figura të shquara si Cheryl Fernandez-Versini, Demi Moore , modelja Lara Stone apo aktorja e mirënjohur Joan Collins e cila e cilësoi “Vogue” si “biblën e modës”.“Vogue’ sigurisht që ka ndikuar në stilin dhe ‘look’-un tim”, u shpreh Joan Collins.
 

Visitors

297866
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
229
235
645
271152
4773
11199
297866

Your IP: 54.196.135.90
2018-01-17 15:22