Një ekip në spitalin e “General Hospital” të Masaçutesit ka studiuar më shumë se 135.000 burra e gra, për të kuptuar se sa rol ka gjenetika në shfaqjen e kancerit, dhe se sa përqind varet nga jeta që bën njeriu.Kanceri është një sëmundje tepër e ndërlikuar, që shfaqet për shkak se çdo njeri lind me çrregullime të vogla gjenetike, të cilat më pas shndërrohen në kancer. Çrregullime të tjera, që nuk janë të lindura, mundë të krijohen me çdo vit të jetës që kalon, teksa qelizat vazhdojnë të ndahen dhe të shtojnë mundësinë për të krijuar mutacione të gabuara.Studimi i botuar në JAMA Oncology, nga një ekip i drejtuar nga Mingyang Song, ka arritur në përfundimin se heqja e duhanit, ushtrimet dhe dieta e shëndetshme ushqimore e ulin rrezikun e kancerit me 20% deri në 40%, për disa lloje tumoresh. Mesatarisht mbi 65% e kancerve janë pasojë e mutacioneve të rastësishme gjenetike, sipas shkencëtarëve.

Shoqata Amerikane e Psikologjisë “APA PsycNet”, ka kryer një studim që lidh veçoritë e personalitetit me jetëgjatësinë.Studimi thotë që pak njerëz janë të aftë të kuptojnë nëse i kanë këto tipare, por shokët e ngushtë do t'ju jepnin përgjigjen e saktë nëse jeni të tillë apo jo.
1. Vetëndërgjegjësimi: Njerëzit që janë më pak të gatshëm të rrezikojnë e të luajnë me fatin, por që pëlqejnë ta çojnë deri në fund atë që kanë nisur, jetojnë më gjatë se të tjerët.
2. Të qenit i hapur: Njerëzit që janë më të gatshëm të mirëpresin ide të reja, koncepte të reja,  pa u mbyllur brenda atyre që kanë për momentin, janë mes fatlumëve që jetojnë më gjatë.
3. Qëndrueshmëria emocionale: Studimi 75-vjeçar vërtetoi se kjo veçori vlen më shumë për femrat. Sidomos femrat me qëndrueshmëri më të lartë emocionale, që kanë më pak gjasa që t'u luhatet humori, që reagojnë më me ftohtësi ndaj problemeve të ditës, mund të kenë më shumë vite para tyre.
4. Të qenit miqësor: aftësia për të krijuar miqësi e për t'u përshtatur me njerëzit është një veçori e personave që jetojnë më gjatë. Ky tipar që është vënë në dukje edhe nga studime të mëparshme, është konfirmuar edhe këtë herë.
5. Aftësia për të shprehur ndjenjat: shkencëtarët zbuluan se personat e moshës nga 95 deri në 100 vjeç, të cilët ishin marrë nën studim, ishin më të prirur t'i shprehnin hapur emocionet me njerëzit e tjerë. Edhe pse studimi pranon që ky tipar vlen për shumicën e personave që kanë arritur të 90-tat.

Visitors

297880
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
243
235
659
271152
4787
11199
297880

Your IP: 54.196.135.90
2018-01-17 15:23