“Vogue” mbush 100 vjeç
im Kardashian thotë se iu bë realitet ëndrra e radhës. Vajza që kritikohet se nuk di të bëjë asgjë por që sipas saj, ajo di të bëjë gjithçka, është përzgjedhur ndër kopertinat më të mira të revistës së modës “Vogue”.Me rastin e 100-vjetorit të kësaj reviste, u zhvillua një mbrëmje gala , ku një nga ikonat e familjes Kardashian u shpreh shumë e lumtur të jetë pjesë e saj e shoqëruar nga bashkëshorti Kanye West.“Mendoj se për çdo vajzë revista ‘Vogue’ është personifikimi i modës. Dhe unë kam koleksionuar kopertina të saj që nga vitet ’60-të dhe ’70-të, dhe tani të qenurit një ndër kopertinat e saj, më duket thjesht si një ëndërr”, tha Kim.Revista “Vogue” mbetet një nga më të suksesshmet në treg dhe në kopertinën e saj vijojnë të jenë emrat më të lakuar botërisht, thuajse nga çdo fushë. Seria britanike “Vogue”, këtë muaj kishte në qendër të saj Dukeshën e Cambridge.Në eventin e zhvilluar në Londër, nuk munguan figura të shquara si Cheryl Fernandez-Versini, Demi Moore , modelja Lara Stone apo aktorja e mirënjohur Joan Collins e cila e cilësoi “Vogue” si “biblën e modës”.“Vogue’ sigurisht që ka ndikuar në stilin dhe ‘look’-un tim”, u shpreh Joan Collins.
 

Gillian Anderson mund të bëhet e para Bond Girl. Ylli i serisë së filmave “X-files” shprehu dëshirën për të pranuar rolin e lënë vakant nga Daniel Craig, si agjentja sekrete më e famshme në botë.“Është Bond, Jane Bond”, shkruajti aktorja në rrejtin social “Twitter”, duke e shoqëruar me hashtagun “NextBond”, apo filmi i ardhshëm Bond. Javën e kaluar u raportua se aktori britanik, Daniel Craig, i cili ka qenë në petkun e 007-s për 4 seri radhazi, refuzoi ofertën prej 60 milionë paundësh për të qenë protagonist i dy filmave të tjerë.Spekulimet mbi zëvendësuesin e tij filluan të qarkullonin menjëherë. Mes emrave të lakuar kanë qenë Tom Hiddleston, Idris Elba dhe Damian Lewis. Por interesimi i Anderson për rolin u prit furishëm në rrjetet sociale.Hiddleson, i cili interpreton spiunin Jonathan Pine në filmin “Night Manager” hodhi poshtë spekulimet se kishte siguruar rolin, duke thënë në një intervistë për “BBC” se askush nuk i kishte propozuar asgjë dhe se pozicioni mbetej vakant.Ndërkohë Elba, protagonist i filmit mbi Martin Luther King u kthye në një pretendent të mundshëm pas deklaratës së tij se ishte aktori më i famshëm Bond në bote edhe pse nuk e kishte pasur kurrë këtë rol.“Nuk mund të flas më shumë”, ishte shprehur ai gjatë një interviste për “Daily Telegraf” në vitin 2015.

Modelja seksi, Nina Moriç ka lëshuar një provokim ndaj dy futbollistëve të Milanit dhe Juventusi duke lënë të kuptohet se ata nuk e kanë bindur  edhe aq shumë në shtrat.“Nëse Montolivo dhe Hernanes do të bënin seks me të njëjtën shpejtësi me të cilën luajnë futboll, do të ishin dy dashnorë perfektë”, ka shkruar në rrjetin social "Facebook", modelja Moriç.Statusi i saj ironizues në rrjetin social ka ardhur në përfundim të finales së Kupës së Italisë, ku u përballën Milani dhe Juventus, në të cilën triumfuan në kohën shtesë 1:0 bardhezinjtë.

 

 

 

Britney Spears mahniti publikun me performancën e saj në “Billboard Music Awards”. Këngëtarja 34-vjeçare e ngriti shumë lart stekën e spektaklit në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit mbrëmjen e së dielës, me kërcimet e saj energjike dhe me veshjen e saj provokuese.Spears e nisi performancën e saj me hitin e vitit 2013 “Work B***h”, të cilin e shoqëroi me lëvizje shumë të ndërlikuara.Duket qartë se këngëtarja është në një formë të shkëlqyer fizike, si në fillim të viteve 2000.

 

Modelja dhe së fundmi aktorja bukuroshe Cara Delevingne ka treguar për revistën “W” se ka kaluar një fëmijëri ndryshe nga të tjerët.Ajo ka thënë se kur ishte e vogël pëlqente gjërat e “errëta” si gjaku apo vdekja. Çdo gjë që lidhej me këto elemente gotike ishte mahnitëse për Cara-n.“Kur isha e vogël mbaj mend që preva gishtin e dorës, duke u përpjekur të depilohesha me makinën depiluese të babait tim. Nuk mbaj mend të kem ndjerë dhimbje ama isha e mahnitur nga gjaku që derdhej. Mund të them se gati e këputa gishtin. Më ka ngelur akoma shenjë dhe jam e lumtur që e kam akoma, besoj se nuk kam ndryshuar shumë që atëherë” , ka treguar Cara duke qeshur.

Visitors

334844
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
114
176
713
308771
4662
5826
334844

Your IP: 54.224.255.17
2018-06-21 21:28