kreta

Sot ishte dita e tretë dhe e fundit e bisedimeve që ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kozias zhvilluan në Kretë.Ata kanë prekur të gjitha temat më të mprehta që ndajnë Tiranën dhe Athinën, ndërsa për disa prej tyre është arritur dakordësia.Stafet e të dy delegacioneve po hartojnë deklaratën në fund të bisedimeve, ndërsa të dy ministrat po fluturojnë bashkë drejt Athinës. 

berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me akuzat e kreut të qeverisë Edi Rama ndaj gazetares italiane, e cila përmes xhirimeve ka pasqyruar jetën e vështirëve të banorëve në zonën e Dibrës.

“Dëgjoni Noriegen!

Për emisionin televiziv për fëmijët e mjerë të Bulqizës që mbledhin krom, fajin nuk e ka varfëria ku e ka zhytur vendin, por gazetarja italiane, që sipas tij monton filmime te vjetra. Por ajo i përgjgjet po dje se filmimet jane bërë më 14-16 tetor 2017 dhe se Rama ndofta duhet të bej më pak shoë dhe diçka më shume për ata që janë në nevojë!Rrace e pashpirt dhe e shpëlarë!”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

bashaaa 1

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar ditën e sotme në “Facebook” denoncimin që është bërë tek ai nga një qytetar, sipas të cilit forca të Gardës së Republikës, kanë boshatisur tërësisht zyrat e ish-ministrit Tahiri.Sipas denoncimit të publikuar nga Basha, drejtues të policisë kanë ndihmuar në zhdukjen e provave që i implikojnë ata në trafikun e drogës.

Postimi i plotë

“Zoti kryetar, një ditë pasi ju publikuat në FB denoncimin tim për praninë me orë të tëra të Saimir Tahirit dhe zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda, kanë ndodhur dy ngjarje:
Të mërkurën me 8 nëntor në ora 12 në mesditë, ka mbërritur një grup drejtuesish të policisë dhe të gardës të cilët kanë kontrolluar zyrat.
Të nesërmen, ditën e enjte 9 nëntor, nga ora 9 deri në orën 12 zyrat janë boshatisur tërësisht nga bashkëpunëtorë të Saimir Tahirit të ndihmuar nga punonjës të policisë dhe të Gardës. Tre automjete janë ngarkuar me kuti të mëdha të mbushura plot: një furgon i bardhë me targë MB 403 AA, një kamionçinë ushtarake me targë MB 019 AA, dhe një Golf 5 ngjyrë vishnje me targë AA 258 KS.
Pasi i boshatisën zyrat, i pastruan dhe ndryshuan dhe emërtimin në dyert e dy zyrave dhe u larguan.
E gjitha kjo ndodhi vetëm një ditë pasi ju publikuat denoncimin tim për ardhjen dhe qëndrimin disa orësh të Tahirit dhe të zonjës së tij në dy zyrat që Tahiri administron te Garda.”

panaritii 442x249

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka kritikuar aksionin e qeverisë për mbylljen e thertoreve në të gjithë vendin.Nëpërmjet një statusi në Facebook, Panariti theksoi se ky aksion i shërben vetëm një grupi superbiznesesh, të cilët rritën ndjeshëm importin e mishit, brenda një jave.Panariti thekson se ky vendim nxjerr tërësisht jashtë loje qindra blegtorë dhe tufat e tyre të bagëtive, pasi është favorizuar mishi i importit.

Ja statusi i plotë i Panaritit:
Fushata e mbylljeve të thertoreve, nën pretekstin e standardeve të sigurisë dhe që shkatërroi mijëra biznese të vogla, i shërbeu jo konsumatorit, por një grushti superbiznesesh, të cilët vetëm brenda një jave futën plot 2000 qingja të ngrirë dhe 700 qingja të gjallë importi, duke nxjerrë jashtë loje qindra blegtorë dhe tufat e tyre.

Visitors

286623
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
273
343
896
258860
4729
18785
286623

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:54