Qeveria do të ketë një politikë agresive për sistemin e kontratave në ndërtimin e rrugëve, për “të mos lënë hapësira të pafundme për spekulime e mashtrime”, është shprehur kryeministri Edi Rama, në takimin e buxhetit për Infrastrukturën. Ai tha se kanë nisur penalizime për supervizorë dhe zyrtarë të përfshirë në dëmin ndaj buxhetit të shtetit, teksa e ka quajtur të papërgjegjshëm administrimin nga ana e drejtorisë së rrugëve. Sa i përket qarkut Gjirokastër, kryeministri konfirmoi financimin e rrugës Kardhiq-Delvinë dhe të bypassit të Tepelenës. Rama u shpreh se janë 10 segmente të rëndësishme që do të mbulohen nga buxheti i shtetit për 2018 ku perfshihen edhe by-pass e tepelenes si dhe nisjen e punimeve ne aksin Kardhiq-Devlinë. Kryeministri Edi Rama,paralajmeroi ndëshkim për të gjithë supervizoret e akset të ndërtuara,pasi sipas tij, ato kanë mashtruar me standarte,pasi rrugët nuk plotesojnë kriteret. Aksi Kardhiq – Delvinë me gjatësi vetëm 37 km. Shiriti per fillimin e punimeve te saj eshte prere nga ish-kryeministri Sali Berisha ne vitin 2007 dhe afati perfundimtar i tyre u deklarua viti 2009. Te nderprera vite me pare, punimet ne aks si edhe shkarjet e shumta te dheut, treguan se studimi gjeologjik nuk ka qene i plote. Moslikujdimi i nenkotraktoreve te firmave ishte nje tjeter problem i rradhes,te pakten ashtu kane deklaruar drejtuesit ish komunes cepo. Punimet per ndertimin e aksit Kardhiq-Delvine, vlera e te cilit shkonte mbi 600 milione leke, u kryen nga tre firma private, te cilat shume shpejt do te pezullonin punimet.
 
 
 
 
 

Visitors

286647
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
297
343
920
258860
4753
18785
286647

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:56