Granit Xhaka thyen rekordin e Gokhan Inler dhe bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit zviceran.Rreth 45 mln euro është shuma që Arsenal do ti japë M’gladbahut për 23 vjecarin, duke e shndërruar atë në blerjen e dytë më të shtrenjtë në historinë e klubit londinez pas Mesut Ozil.Mediat britanike kanë zbuluar se shqiptari i Zvicrës do të përfitojë dhe një pagë prej 145 mijë eurosh në javë. Në intervistën e tij të parë si lojtar i topçinjve të Londrës, Xhaka pohon se ndihen i gëzuar që ëndrra e fëmijërisë iu bë realitet."Ndeshja e parë që kam parë kur isha fëmijë, ka qenë një ndeshje në premier ligë. Gjithmonë e kam ëndërruar këtë kampionat. Tani jam këtu dhe ndihem shumë mirë”, u shpreh Xhaka.Lojtari i kombëtares zvicerane ka falënderuar dhe ish trajnerin e tij Otmar Hitzfeld i cili e ka krahasuar atë me Bastian Shvajshtajger.“Hitzfeld është një trajner i madh, por unë jam Granit Xhaka”, deklaroi futbollisti.Përveç vëllait Taulantit, një urim të veçantë për Granitin e ka rezervuar edhe kapiteni i kombëtares tonë Lorik Cana, i cili në fund e ka sfiduar atë duke i thënë se me 11 qershor do të fitojnë kuqezinjtë.

Visitors

286637
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
287
343
910
258860
4743
18785
286637

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:55