De Biasi bëhet protagonist në ditën e 4-t të grumbullimit

Numri 1 i stolit ishte kaq entuziast për një tjetër ditë me stërvitje aq sa këtë herë nxiti vetë lojtarët që të nxitonin për në fushë.Nëse në pjesën e parë mori pak kohë për t’u mbyllur në mendimet e tij, në stërvitjen e pasdites, trajneri  nuk i kurseu as momentet e humorit me dy prej personave të personelit të FSHF, Denis Bastari dhe Fatos Kadëmin, të cilëve po i reklamonte syzet e tij të reja.Një ditë të ngarkuar, është mirë ta mbyllësh gjithmonë me një buzëqeshje dhe De Biasi pikërisht këtë bëri, nga tribuna e stadiumit të Bad Waltdersdorf, nga ku përcolli pjesën më të madhe të stërvitjes.Gjatë seancës Hysaj dhe Tramezzani në vecanti u kujdesën jo pak për modelin e tyre të flokëve, ndërsa përvec fotografit të zakonshëm të kombëtares, në fushë ishte dhe një fotograf i vecantë, përgjegjësi i bazës materiale, Fatos Kademi, që tërhoqi dhe vëmendjen e Bekim Balajt, që nxitoi të nxirrte në pah dhe muskujt.

Visitors

286662
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
312
343
935
258860
4768
18785
286662

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:56