lajmi 4 lufftetari

Luftëtari i Hasan Likës nuk humbet kohë për t’u rikthyer përgatitjeve për ndeshjen e radhës pas humbjes në shtëpi përballë Kukësit. Në terrenin sportiv, “Fusha e Vjetër”, bluzinjtë kanë sfiduar kushtet e motit, me shpresën për t’u rikthyer te rezultati pozitiv. Trajneri Lika ka kërkuar zbatim dhe përkushtim të detyrave përballë kundërshtarit të radhës, Skënderbeut, për të cilin të gjithë janë të ndërgjegjshëm se nuk do të jetë aspak e lehtë. Sikur të mos mjaftonte ecuria negative e Luftëtarit në tri javët e fundit, mungesa e Albano Aleksit, për plotësim të numrit të kartonëve të verdhë, duket se do të jetë një tjetër “dhimbje koke” për stafin për këtë javë. Në seancën e parë stërvitore anti-Skënderbe, trajneri Hasan Lika nuk ka ngurruar të testojë lojtaret  në pozicionet e tyre natyrale, teksa vëmendje të posaçme i ka kushtuar orientimit taktik në fushë.

Të gjithë futbollistët gjirokastritë të pranishëm në seancën e radhës, kanë treguar devotshmëri dhe përkushtim si në çdo seancë tjetër stërvitore, por me një imazh ndryshe të transmetuar nga trajneri Lika.

Mbrojtje një për një, mbulim të çdo kundërshtari, moslënie së hapësirës së krijuar dhe shfrytëzim të momentit para portës së kundërshtarit. Ky është konstatimi i seancës së djeshme stërvitore në “Fushën e Vjetër”, ku të gjithë futbollistët ishin nën urdhrat e Likës, me përjashtim të mbrojtësit Toledo, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit me Kukësin.

Visitors

286633
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
283
343
906
258860
4739
18785
286633

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:55