Lika fiton në ndeshjen e tretë te Luftëtari, Dedja debuton me humbje E treta e vërteta. Hasan Lika më në fund gjen fitoren e parë nën drejtimin e Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite ka fituar me lehtësi 2-0 ndaj Lushnjës, në një duel të dominuar prej tyre. Vendasit kanë shfrytëzuar klasin e lojtarëve të tyre në sulm për të zgjidhur sfidën. Roca shënoi golin e avantazhit që në minutën e 2-të pas një përgjumje të mbrojtjes së Lushnjës. Më pas miqtë përpiqen që të reagojnë, por rastet e tyre nuk janë të mjaftueshme për të ndryshuar rezultatin.

Në minutën e 73-të, Rapo realizon golin e dytë, pas një goditje fantastike të Bregut, që u prit nga Spaho. Në këtë mënyrë Hysen Dedja e nis me humbje aventurën te Lushnja, skuadër në të cilën është rikthyer pas 16 vitesh. Luftëtari ngjitet në vendin e 7-të me 8 pikë.
 
 
 
 

Visitors

286644
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
294
343
917
258860
4750
18785
286644

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:55