Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, ka shpërthyer në akuza shumë të rënda kundër gjyqtarëve të cilët kanë dënuar ekipin e tij. Në një prononcim për “SuperSport”, Tavo nuk ngurroi të etiketonte gjyqtarët si “bastardë” si dhe tregoi se një ditë më parë e kishin paralajmëruar se do të humbte sot ndeshjen.“Unë nuk dua të komentoj ndeshjen, sepse e panë gjithë shqiptarët se çfarë estrade ndodhi sot në Gjiroakstër. Na kanë dëmtuar edhe vjet, por nuk ia arritën qëllimit, tani e kanë marrë sërish këtë detyrë, por e bëjmë ne para tyre. Këta gjyqtarë janë të degjeneruar, nuk e di pse i duhen presidentit Duka këta gjyqëtarë. Na kanë masakruar këta lloj bastardësh. Isha në Tiranë dhe më thanë se e kini të humbur ndeshjen. Do të prishim garën. I bëj thirrje Dukës, i cili është njeri i mençur, që të mos na sjellë këta bastardë. Kjo është një çmenduri. Shikoni tribunat e stadiumit, janë bosh dhe kjo vjen nga këto që ndodhin nga gjykimi. Kemi një mbledhje tani dhe do të marrim vendime: ose do të tërhiqemi nga gara, ose do ta prishim ne kampionatin para se të na e bëjnë të tjerët. Janë miliona ose miliarda, që hidhen në futboll dhe shkojnë dëm. Çfarë do të thotë të prishim kampionatin? Do luajmë me fëmijë të vegjël, kjo është prishje e kampionatit. Jemi njerëz të qetë dhe të butë, ndaj na e bëjnë këtë. Ata duan të fortin në fushë ose t’u japin diçka, nuk e di. Vetëm këtë sezon kemi disa raste, ku jemi masakruar, si me Kukësin dhe me Vllazninë”, deklaroi Tavo pas përfundimit të takimit.

Sporti

Visitors

356298
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
16
263
989
329840
3958
8958
356298

Your IP: 54.166.203.17
2018-09-21 00:14