Policia kufitare e Kakavijes ka bere te mundur ndalimin e nje shtetasi Italian

Policia kufitare e Kakavijes ka bere te mundur ndalimin e nje shtetasi Italian pasi ketij te fundit ju sekuestrua ne cilesine e proves materiale shuma prej 74.600 euro te cilat ai nuk I kishte deklaruar prane autoriteteve kufitare.Nga te dhenat e marra behet me dije se shtetasi me inicialet R.G 56 vjec akuzohet per vepren penale mosdeklarim ne kufi I te hollave dhe sendeve me vlere.Per shtetasin Italian materialet I jane referuar prokurorise se rrethit gjyqesor gjirokaster ndersa ka nisur edhe procedimi ne gjendje te lire ndaj tij. Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar në Policinë e Gjirokastrës ka çuar për hetim në Prokurori një person, i cili dyshohet se në cilësinë e ekspertit ka përpiluar një akt ekspertimi të rremë lidhur me një pronë pranë liqenit të Viroit. Drejtoria e Policisë Gjirokastër ben me dije se jane referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.M, vjeç 65, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se shtetasi B.Ç vjeç 74 banues në Gjirokastër ka kallëzuar se, në cilësinë e ekspertit, ka përpiluar një akt ekspertimi të rremë, në lidhje me një pronë në vendin e quajtur “Virua”.,veper penale kjo e parashikuar nga neni 309 I kodit penal. Policia e Elbasanit ka goditur një rast të kontrabandës me metrazhe. Për këtë është arrestuar në flagrancë transportuesi i mallit, një 58-vjeçar nga Tepelena, ndërsa ka nisur hetimi ndaj një 33-vjeçari me detyrë doganier në pikën kufitare të Tre Urave në Përmet. Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë evidentuar dhe goditur një rast të kontrabandimit të metrazheve. Si rezultat, është arrestuar në flagrancë shtetasi:P.A., 58 vjeç banues në Tepelenë.Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Emin Matraxhiu” në unazën e qytetit, u kap në flagrancë me një kamion duke tregëtuar mallra të ndryshme dhe duke shkarkuar mallra në një furgon, pa dokumentacion përkatës. Grupi hetimor, pas verifikimeve të para hetimore, sekuestroi kamionin të ngarkuar me metrazhe me 2000 kg pëlhurë (astarë) të reja dhe 960 kg mallra të ndryshme që dyshohen të jenë futur kontabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet.Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 174 dhe 180 të Kodit Penal. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera me këtë rast kontabande, veprimet hetimore kanë vijuar nga sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër ku ka filluar procedimi penal ndaj shtetasit A.I., 33 vjeç banues në Përmet me detyrë doganier në Degën Doganore Tre Urat Përmet.Procedimi ndaj tij filloi pasi më datë 24.10.2017, në hyrje të Republikës së Shqipërisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat dyshohet se nuk ka ushtruar kontroll në kamionin që drejtohej nga shtetasi P.A., i cili gjatë ditës së djeshme është arrestuar nga Policia e Elbasanit me konfeksione të dyshuara kontrabandë.Ndaj tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 175 dhe 248 të Kodit Penal.

Visitors

356274
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
255
174
965
329840
3934
8958
356274

Your IP: 54.166.203.17
2018-09-20 23:50