Lagjia Granice tashme ka marre nje tjeter pamje dhe kjo fale investimit te bashkise se qytetit ne bashkepunim me fondin shqiptar te zhvillimit

Lagjia Granice tashme ka marre nje tjeter pamje dhe kjo fale investimit te bashkise se qytetit ne bashkepunim me fondin shqiptar te zhvillimit.Aktualisht eshte kryer ndertimi unazes si dhe njekohesisht rikonstruksioni total i bulevardit qe e lidh kete pjese te qytetit me sheshin kryesor te lagjes 18 shtatorit.Pervec vendosjes se ndricimit ne kete zone, tashme eshte kryer asfaltimi I rruges kryesore,ngritja e trotuareve,mbrojteset metalike,vendosja e sinjalistikes vertikale apo horizontale si dhe mbjellja e pemeve apo luleve. Banoret shprehen se prej vitesh kjo zone ka qene ne meshire te fatit ndersa sot ndryshimi eshte mese I dukshem. Punimet per ndertimin e unazes dhe rikonstruksionin e bulevardit qe tashme mundeson qarkullimin e automjeteve ne dy kahe te rruges,si dhe nje korsi qe mundeson parkim, kane nisur disa muaj me pare.Nje prej pikave teper te rendesishme e kesaj vepre, ishte disiplinimi ne kolektore I prurjeve te ujit te perenjve,nderhyrje delicate kjo qe morri jo pak kohe,por qe ishte nje domosdoshmeri, pasi jo pak here ky aks rrugor permbytej si pasoje e bllokimit te tyre.Nga te dhenat e marra prane bashkise gjirokaster mesohet se shume shpejt edhe lagjet periferike te qytetit do te jene pjese e investimeve dhe projekteve.Vlera per rikonstruksionin e bulevardit te lagjes 18 shtatori kapi shifren e 250 milione lekeve te reja.Ky investim eshte konsideruar mjaft I rendesishem sa i takon urbanizimit te lagjes 18 shtatori duke mundesuar ne kete menyre lidhjen e pjeses se poshtme te qytetit me qendren historike. Bashkia Gjirokaster,nje vemendje te vecante eshte duke treguar edhe sa i takon nderhyrjeve ne zonat rurale,sin je mundesi jo vetem per permiresimin e infrastuktures ne sherbim te banorevete zonave perkatese por edhe si nje mundesi per zhvillimin e turizmit,I cili eshte nje prej pikave kyce ne ekonomine e gjirokastres dhe banoreve te saj.

Visitors

356270
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
251
174
961
329840
3930
8958
356270

Your IP: 54.166.203.17
2018-09-20 23:50