Festa kombetare e Greqise e njohur si Festa e Jo - së së madhe ka mbledhur sot me dhjetra pjestare te komunitetit grek ne Shqiperi

Festa kombetare e Greqise e njohur si Festa e Jo - së së madhe ka mbledhur sot me dhjetra pjestare te komunitetit grek ne Shqiperi per te bere homazhe ne memorialet e ngritura per ta ne Kelcyre dhe fshatin Bularat te komunes se Dropullit te Siperm. Ne homazhet e organizuara kane marre pjese perfaqesues te diplomacise shqiptare dhe greke, perfaqesues te forcave politike PBDNJ dhe Mega, perfaqesues te kishes ortodokse si dhe pushtetare vendore. Per nder te te reneve jane vendosur kurora prane varreve te tyre. Ne kete ceremoni homazh te zhvilluar ne Manastirin e shen Nikolles ne gryke te Kelcyres eshte rikthyer edhe njehere çeshtja e varreve te ushtareve greke te rene ne Shqiperi gjate luftes Italo – Greke, ku teritori Shqiptar u kthye nje shesh beteje. Kryetari i koomunitetit te te reneve ne luften Italo -Greke dhe njekohesisht sekretari i pergjithshem prane ministrise se drejtesise per te drejtat e njeriut Jorgo Sulas ka kerkuar ngritjen e nje memoriali te ri per ushtaret greke te rene gjate kesaj lufte. Ne kete menyre ka deklaruar ai respektohen te renet ne lufte. Nderkohe ne Gjirokaster Aleanca Kuq e Zi ka bere nje deklarate publike me ane te se ciles informon opinionin se ka nisur nje kallzim penal per organizatoret dhe pjesmarresit e ceremonive anti shqiptare te zhvilluara sort ne Gryken e Kelcyres dhe ne Bularat te Gjirokastres.

Visitors

335978
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
159
515
1847
308771
5796
5826
335978

Your IP: 54.144.16.135
2018-06-24 08:53