Marrëveshje për detin, Kotzias-Bushati kalojnë tek ligji i luftës

Bisedimet e  me homologun shqiptar Ditmir Bushati janë fokusuar në problemet e minoritetit grek që jeton në Shqipëri, si dhe do te diskutohet për pikat e mbetur pezull në marrëveshjet për të cilat palët kanë dakortësi ose qasje.Ajo që thuajse është përfunduar, është Marrëveshja e Detit, ku sipas informacioneve  dakortësia u arrit.Pala greke pranoi se me marrëveshjen e 2009, Shqipëria humb sovranitet në territor ndaj dhe është rënë dakord që të ketë një hartë të re. Pikërisht për këtë, do të ketë referime të reja në terren, nga të cilat Shqipëria nuk humb asnjë metër katror sipërfaqe.Çështja e varrezave të të rënëve të ushtarëve grekë në Luftën e Dytë Botërore do t’i bashkëngjitet listës së çështjeve të mbyllura mes dy vendeve.Për Ligjin e Luftës, presidenca greke ka vlerësuar se heqja mund t’i bashkëngjitet traktatit të ri të miqësisë, i cili do të formulohet në muajt në vazhdim.“Kjo është një dosje jo e lehtë. Është rreth 70 e ca vjeçare e për pasojë kërkon kohën e vetë dhe instrumentet e duhur për një zgjidhje sipas frymës europiane dhe së drejtës ndërkombëtare”, ka deklaruar Bushati.Shefi i diplomacisë ka nënvizuar se, pala shqiptare është paraqitur në këtë takim me një paketë, “ku çështjet janë vendosur sipas një tematike kohore dhe logjike”.Por, “përsa kohë do vijojmë këtë proces diskutimi intensiv me palën greke do të më pëlqente të isha i rezervuar ditdhe i matur në deklarata”, ka shtuar Bushati.

Visitors

361025
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
61
175
660
335089
2862
5823
361025

Your IP: 54.80.188.87
2018-10-19 08:37