GRUAJA E RE DO TE SHPETOJE NJERZIMIN

Gruaja qe po zgjohet ka detyren themelore te udheheq gjithe Njerzimin drejt shpetimit,
sepse Ajo dhe vetem Ajo ka fuqine ta coje Njeriun drejt shenjterise dhe Hyjnores.
Qe nga nata e koheve Gruaja ka rolin e krijimit te Jetes dhe te lidhjes me Forcat e tere Universit
,nje rol qe e ka harruar dhe lene pas dore prej shume kohe. Shpirti i saj eshte erresuar, mendja e saj ka besuar te kryeje detyra te tjera, detyra e saj e shenjte ka humbur ne punet e perditshmerise, trupi i saj ka harruar bukurine ekzistuese, siguria e saj i eshte deleguar ne arritjen e nje profesioni dhe vleres materiale, dashuria e saj eshte bere nevoje imponuese, mikepritja e saj eshte trasformuar ne ftohtesi, aftesia per te kuptuar eshte kthyer ne ankesa pa fund, siguria e saj qe eshte e denje per dashuri eshte trasformuar ne kerkim te ankthit.22780617 1960060440687134 7014017660306783246 n
Gruaja sot qe ndjen Thirrjen e Qiellit, qe eshte duke heq pengesat e saj te fundit nuk eshte me as menaxhere dhe as sipermarrese, nuk eshte ajo qe mban familjen duke perdorur energjine e saj mashkullore, as ajo qe vazhdon te kryeje nje pune qe e bene te ndihet keq.. por perkundrazi, shpesh eshte ajo qe ka ndjere thirrjen e thelle te feminilitetit te saj dhe ka kuptuar Dhuraten e fshehur ne vete Seksualitetin e saj, qe e nderon dhe e konsideron te Shenjte.
Ajo eshte nje Grua qe ka takuar nje burre, qe e ka bere Nene dhe ja ka lene atij rolin mashkullor te siguroje nevojat materiale te familjes, duke marre keshtu kohen dhe hapesiren per veten e saj. Ka mesuar nga dhimbja dhe vuajtjet, ju ka dhene fund poshterimeve per nevoja te perkedheljeve apo dashurise, preferon me mire te jete vetem se sa te perdoret si skllave.
Detyra e saj aktuale nuk eshte me ajo, per te mbeshtetur me energjine e saj nje burre, qe eshte duke ndertuar sundimin e tij, as femijet e saj qe jane duke mesuar rruget e Jetes midis tentativave dhe gabimeve, por detyra e saj eshte te ndihmoje gjithe Njerzimin qe eshte duke kryer nje trasformim epokal. Vetem ajo mund te mesoje dashurine e nenes, ajo qe di te kuptoje, te mirepres, bashkoje, krijoje familje edhe me ate qe vjen nga large. Vetem Ajo mund te shperndaje bashkepunim, vellazeri e moteri, miqesi, lidhje. Vetem Ajo mund te krijoje rrjete solidariteti qe dalin nga llogjika e perfitimit me te gjitha menyrat dhe kostot dhe privilegjojne gjithmone Jeten dhe Dashurine midis popujve. Vetem Ajo mund te ndaje me Burrin te drejtat dhe detyrat, pa aneshmeri dhe pa dashur te dominoje. Kjo Grua eshte Hyjnesha qe jeton ne cdo qenie njerzore femerore dhe qe per shekuj e shekuj eshte nderuar, dashuruar, respektuar dhe konsideruar Mema Hyjnore. Kjo Hyjneshe eshte e bashkuar me forcat e fuqishme qe dominojne dhe udheheqin planetet, henen, yjet dhe elementet e natyres. Eshte burim sherimesh, trasformimesh dhe clirimesh te skllaverive, te bindjeve dhe gjykimeve te gabuara, eshte e lidhur me Memen Toke dhe me Qiellin.
Gruaja qe po zgjohet eshte kjo dhe shume here me teper se kaq, eshte uje per te eturit, eshte zjarre per ata qe jane ne agoni te pasionit per Jeten, eshte shpate hekuri e mprehur per te ndare e prere situata te vdekura e te qelbezuara, eshte druri i barkave te shpetimit per ata qe nuk duan te mbyten, eshte ere qe fryne ne velat e lundertareve qe kane humbur rrugen per ne shtepi.
Gruaja qe jeton Dashurine per Veten e Saj di te dashuroje gjithe Njerzimin, di te thote ''jo'' asaj qe i merr energjine dhe kujdo qe deshiron te perfitoje prej Saj, njeh Vleren e saj dhe nuk pranon te vihet ne sherbim te dickaje qe nuk i sherben te Mires dhe Jetes.
Me rrenjet e saj te hedhura mire ne qender te tokes, me zemren e saj te lidhur me ate cka eshte me e Shenjte dhe e Perzemert, me koken e saj te kthyer nga Qielli dhe me Synimet e saj Ajo do te na shpetoje...

Visitors

297871
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
234
235
650
271152
4778
11199
297871

Your IP: 54.196.135.90
2018-01-17 15:22