‘Benzi’ përplas motorin, dy të plagosur në Sarandë

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Sarandës, me pasojë plagosjen e dy personave.Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur “OAZI’, ku një makinë tip ‘Benz’ ka përplasur një motor. Nga përplasja janë plagosur dy personat që udhëtonin me motor, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Njoftimi i policisë:
Më datë 27.11.2017, Salla Operative Sarandë është njoftuar se në aksin rrugor Sarandë- Çukë në vendin e quajtur “OAZI”, ka ndodhur aksident rrugor. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Benz ML”, ka përplasur një mjet motorr tip ”Lifan” të drejtuar prej shtetasit E.H.. Për pasoje kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K.M., 24 vjeç, banues ne Delvinë (pasagjer në mjetin motorr) dhe vet drejtuesi i mjetit motorr shtetasi E.H., 31 vjeç, banues në Metoq,Sarandë, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Në Komisariatin e Policisë Sarandë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Benz, shtetasin R.R., 18 vjeç, për të vijuar me veprimet e mëtejshme hetimore.

Visitors

286613
Today
Yesterday
This Week
Last Week
This Month
Last Month
All days
263
343
886
258860
4719
18785
286613

Your IP: 54.226.227.175
2017-12-13 18:54