1 TETORI DITA E TE MOSHUARVE FESTOHET DHE NE GJIROKASTER

1 tetori njihet ndryshe si dita ndërkombëtare e te moshuarve. Në Gjirokastër tek shtepia “Shpresa e jetës” kjo ditë nuk kaloi pa u ndjerë për 58 të moshuarit që jetojnë në këtë banesë sociale. Kryetari I Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi i frymezuar nga zevendes kryeministri i vendit Erion Brace ose nga kryetari i bashkise se kryeqytetit Erion Veliaj zgjodhi qe u jo vetëm të drekojë me të moshuarit por edhe tu shërbejë në këtë ditë. Sipas tij bashkia me të gjitha mundësitë që ka do të bëjë të mundur që jeta e këtyre të moshuarve të lehtësohet.Në të njëjtën frekuencë vale ka qenë edhe Drejtori I këtij institucioni Arjanit Muho i cili kërkoi mbështetjen e kryebashkiakut.Nderkohe qe Alpo Media percjell edhe nje mesazh: Kujdesuni për të moshuarit çdo ditë,mos i lëni ata të vetmuar.Mos i braktisni ata “në shtëpi të moshuarish” bëhuni ju streha e tyre. Ata s iu larguan nga vetja një minutë,ju dhanë jetë nga jeta e tyre ,gjak nga gjaku i tyre ,a ia vlen të braktisësh nënën e babën vetëm se u “plakën”? Mos e bëni këtë gabim ,ata sakrifikuan gjithçka për ju ,ju sakrifikoni vetëm diçka për ta,kohën tuaj . Është kaq e thjeshtë ,dhuroni dashuri ,ngrohtësi nëse doni që një ditë kjo e mirë tiu kthehet pas.Të moshuarit na rrëfejnë jetën me të mirat dhe të këqijat e saj ,mbajini në jetën tuaj në gjirin tuaj akoma sa janë gjallë! Kryetari u bashkise servir me dashuri nga guzhina per te moshuarit