500 BANORE TE DROPULLIT DY ORE NE KEMBE PER TE MBERRITUR DERI NE STACION.

Niko Beci drejtuesi i shoqërisë që ka realizuar prej 4 vitesh transportin drejt Gjirokastrës për 14 fshatra të Dropullit të Sipërm thotë se ka një kontratë deri në vitin 2027 të rinovuar vitin e kaluar prej bashkisë së Dropullit.Ai thotë se nuk kishte dijeni që bashkisë i ishte hequr e drejta e licensimit për transportin ndërqytetas dhe se nuk është njoftuar për të marrë pjesë në tenderin e zhvilluar për këtë linjë prej Ministrisë së Transportit.Kompania e re e transportit që është liçensuar për këtë linje niset nga fshati Vrisera ndërsa banorët duhet të vijnë me këmbë nga skaje të largëta të kësaj njësie për të përdorur transportin drejt Gjirokastrës.Që prej Janarit te vitit 2017 bashkive ju hoq e drejta per liçensimin e subjekteve për transportin e udhëtarëve dhe këtë kompetencë e mori Ministria e Transporteve që në atë moment vetëm sa e pezulloi, por nuk i dha asnjë zgjidhje transportit.Bashkia u detyrua të rifreskoje kontratat në kundërshtim me ligjin. Por përtej procedurave ligjore të liçensimit duket se zgjidhja e dhënë ka paralizuar lëvizjen për dhjetëra të moshuar që jetojnë në skajin më të largët të qarkut buzë kufirit me Greqinë.