60 vizita ne dite ,shifer alarmante e femijeve te prekur nga virozat

Ndryshimet e temperaturave dhe uljet e ndjeshme të tyre gjatë kësaj jave,kanë sjellë shtimin e numrit të fëmijëve të prekur nga gripi dhe virozat.  Fluksi i fëmijëve të të gjitha moshave ka ardhur në rritje në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal të Gjirokastres Numri i vizitave ka arritur  në 60 të prekur çdo ditë dhe  rastet më të shpeshta janë tek fëmijët e moshave nga 2-13 vjeç. Simtomat që kanë paraqitur janë temperaturë e lartë, ethe, probleme në rrugët e frymëmarrjes, dehidratim etj.Mjeku pediater  në Sptalin Rajonal Gjirokaster  Llambi Dilo bën me dije se,temperaturat e larta që po shfaqin fëmijët në këtë fazë shprehin se kemi të bëjmë me një situatë virale dhe kaudri klinik i saj është pothuajse standart.Kapaciteti I shtreterve ne pediatri eshte 18 por per shkak te numrit te larte te problemeve tek femijet mjeku pohon se jane hapur edhe dhoma te tjera per te perballuar fluksin ,po ashtu nje problem madhor per spitalin rajonal mbetet ardhja e femijeve nga Tepelena dhe Memaliaj te cilet prej vitesh vujane mungesen e mjekut pediater ,cka shton edhe numrin e vizitave ne spitalin rajonal