“A DO BEHEN ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME?” TEMA E EMISIONIT MIREMENGJES

Tema e ditës së djeshme në emisionin mirëmëngjes ishte “A do bëhen zgjedhje të parakohshme?” për të cilën kishte reagime të ndryshme nga qytetarët të cilët u pyetën dhe nga kamera e ALPO TV.Ata u shprehën se duhet paraprakisht të ulen partitë politike për të arritur në një zgjidhje konkrete.Partia Demokratike e opozitës po përgatit degët e saj për zgjedhje të parakohshme. Opozita ka vlerësuar se kriza politike mund të kapërcehet me zgjedhje parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë. Socialistët i kanë ftuar opozitarët për dialog në institucione, duke theksuar se zgjedhjet e radhës do të mbahen në afatin e parashikuar në fund të mandatit. Opozita ka vlerësuar se kriza politike është e thellë shumëplanëshe dhe nuk duhet humbur kohë me përgatitjet parazgjedhore, ndaj po ngre një shtab elektoral në qendër, i cili do të shtrihet në gjithë vendin. Shumica socialiste ka hedhur poshtë kërkesat e opozitës për një komision për reformë zgjedhore me pjesëmarrje të ndërkombëtarëve, dhe i fton opozitarët për dialog në institucione, duke mohuar edhe praninë e një krize politike në kryeqytet. Socialistët po vazhdojnë qeverisjen e tyre në nivel qendror dhe vendor, duke hedhur poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ata nuk u dukën të shqetësuar, madje u shfaqën entuziastë nga kërkesat e parlamentit gjerman për reformën gjyqësore dhe ndjekjen penale të zyrtarëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Në se forcat politika do ulen në të ardhmen apo e kundërta për të arritur zgjidhjen e shimëpritur nga qytetarët shqiptarë mbetet për tu parë.