A DO CELEN NEGOCIATAT PER HYRJEN E SHQIPERISE NE BE ME DATEN 18 TETOR?QYTETARET:VESHTIRE SHKAK MOSREALIZIMI I KUSHTEVE TE CAKTUARA NGA PARTNERET EUROPIANE

Kryefjala e diskutimeve politike kohët e fundit është në se do hapen negociatat për hyrjen e vendit tonë në BE në datën 18 Tetor.Gjatë një anketimi të kryer nga ana e ALPO TV qytetarët shprehen se është e vështirë çelja e negociatave në këtë ditë për faktin se nuk janë realizuar ende kushtet e caktuara nga Bashkimi Europian.Sipas partnerëve europianë BE duhet të ketë interes në rajon dhe duhet të ndalojë shtetet e tjera që të rrisin influencën aty. Vendimi përfundimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret më 18 tetor, në samitin e liderëve të BE-së. Ata janë shprehur se Shqipëria ka ende vështirësi për tu pranuar, pasi ka probleme krize të fortë politike,probleme me ligjin e Kushtetutën,me korrupsionin të cilat lënë pasoja destabiliteti dhe rrezikojnë ta lenë Shqipërinë jashtë familjes europiane.