A DUHET TE ULEN BASHA DHE RAMA PER ZGJIDHJEN E KRIZES POLITIKE?

Ka një përkufizim për Shqipërinë politike të këtyre 29 viteve postkomuniste që lidhet edhe me situatën aktuale: Nga kriza vijmë, në krizë shkojmë.Palët janë në ekstremitetet e tyre ndërsa vendi ynë ndodhet për të disatën herë në udhëkryq duke konfirmuar shprehjen e famshme të Ismail Kadaresë që Shqipëria i ngjan trupit që nuk i ikin ethet. Ndonëse ka ekstremitet veprimesh dhe qëndrimesh, ajo që vjen në mendje është zgjidhja e situatës dhe normalizimi i jetës politike. Po cila është kjo zgjidhje? A ekzistojnë zgjidhjet praktike dhe juridike dhe çfarë pritet të ndodhë? A do ketë ulje mes dy liderëve kryesorë politikë Rama dhe Basha për zgjedhjen e këtij tensioni politik? Qytetaret shprehen se per ecurine e metejshme te Shqiperise partite politike duhet te ulen ne tryeze per te dialoguar.
Sido që të ndodhë, çfarëdo që të ndodhë, nëse Shqipëria shkon në kaos politik,fajtorë janë të dy palët pa asnjë mëdyshje.