Ahmataj prezanton dy përforcimet e fundit nga Greqia: Luftëtari im mbijeton në Superiore

Julian Ahmataj, në një prononcim si trajner i skuadrës së Luftëtarit është optimist dhe ka besim se skuadra e tij do të mbijetojë. “Një sfidë e vështirë për të gjithë neve që kemi marrë përsipër të nxjerrim Luftëtarin nga gjendja ku edhe ndodhet aktualisht. Për të arritur synimet që ke, si skuadër duhet që të punosh dhe të sakrifikosh shumë. Rezultati vjen nga fusha, e natyrisht duhet edhe fat”.

Trajneri i bluzinjve foli edhe për situatën e skuadrës që ka marrë përsipër të shpëtojë dhe është i bindur se grupi premton, pasi ka edhe ,kualitete, por së fundmi janë afruar edhe lojtarë që do të japin ndihmën e tyre që skuadra të mbetet mes më të mirëve të futbollit shqiptar. “Luftëtari e ka boshtin e skuadrës, me portierin qendërmbrojtësit, mesfushorët dhe sulmi. Kemi firmosur me një qendërmbrojtës dhe sulmues nga Greqia të dy të afirmuar dhe do na bëjnë punë”.

Në fund, i pyetur për shanset që ka skuadra e tij për të mbijetuar, elbasanasi i stolit bluzi, ka thënë me shumë optimizëm: “Ka shumë mundësi, por duhet që të bëhemi të gjithë bashkë edhe tifozët duhet që të rikthehen. Skuadra duhet të japë më të mirën në çdo ndeshje”.