AKSIDENTET KETE VIT JANE KATERFISHUAN NE KRAHASIM ME NJE VIT ME PARE NE QARKUN E GJIROKASTRES

Këtë vit janë shënuar një rritje e ndjeshme e aksidenteve me pasojë njerëz në qarkun e Gjirokastrës.Në krahasim me një vit më parë janë katërfishuar nga 11 në 44 të tilla.Kjo sipas specialistit të policisë pranë sektorit të qarkullimit rrugor z.Artan Tarka vjen si shkak i mosrespektimit të rregullave të qarkullimit nga qytetarët.Një shqetësim nga ana e institucionit të policisë rrugore është mungesa e një radari i cili ndikon në kontrollin e lëvizjes së mjeteve.Një problematikë tjetër që vihet re është mosrespektimi i zbatimit të sinjalistikës në zonat e banuara ku më shumë ndihet në pjesën e rrethrrotullimit te lagja 18 Shtatori,sipas z.Tarka për evitimin e tyre do ketë rritje të ndëshkimit për këto shkelje.Drejtuesit e mjeteve duhet dhe nga ana e tyre të marrin masat për të mos vënë në rrezik jetën e tyre dhe të pasagjerëve gjatë lëvizjeve me automjete.