BALKAN GATE,TRAJNIM ME TE RINJTE PER DHUNEN NDAJ GRUAS

Sot në prefekturën e qarkut Gjirokastër u zhvillua trajnimi i të rinjve nga fusha e gazetarisë dhe shkencave sociale me temë “Dhuna ndaj gruas” iniciativë e projektit Balkan Gate. Projekti “Balkan’s Gate” është një rezidence kulturore e cila mban edicionin e saj të pestë këtë vit në Gjirokastër, nga datat 1-10 Tetor. Nismëtarja e projektit Ajola Daja u shpreh se ky projekt është një shtysë dhe nxitje për të dhënë zërin atyre që nuk kanë dhe ka si qëllim qasjen e të rinjve për të diskutuar problemeve të ndryshme sociale dhe më konkretisht dhumën ndaj gruas. Sipas Dajës qyteti i Gjirokastrës është zgjedhur për të festuar vitin e pestë të kësaj rezidence si një pasuri jo vetëm e vendit tonë por e gjithë njerëzimit. Ky qytet do të japë kontributin e tij, më shumë frymëzim, më shumë kulturë, e memorizuar në filmat që do të krijohen.Ky projekt do të zhvillojë dy seksione paralele, xhirimin e filmave të shkurtër me temë sociale. si dhe trajnimin e të rinjve nga fusha e gazetarisë dhe shkencave sociale me temë “Dhuna ndaj gruas”e cila u zhvillua diten e sotme. Gjatë këtyre 10 ditëve të rezidencës janë mbledhur bashkë regjisorë të huaj dhe shqiptarë si dhe të rinj të gazetarisë dhe shkencave sociale nga vende të ndryshme të Shqipërisë. Projekti mbështetet nga Ministria e Kulturës, Ambasada Amerikane, Prezenca e OSCE në Shqipëri, Ambasada Franceze dhe Bashkia Gjirokastër.