BASHKIA LIBOHOVE PADREJTESI NDAJ QYTETARIT,SHKAK AFERAT KORRUPTIVE

Sami Peca banues ne qytetin e libohoves prej vitesh po endet ne dyert e institucioneve per shkak te padrejtesive dhe aferave korruptive.Qe ne vitin 2006 zoti Peca merr leje ndertimi dhe fillon nderton biznesin e tij aktulisht nje lokal ne vendin Perroi i Zhepes te cilen e ben funksional ne 2008 ,e ndersa ne vitin 2011 jepet nje leje ndertimi per ndertimin e nje objekti tjeter i cili zapton rrugen hyrese te lokalit ,pasi fillojne punimet e objektit Sami Peca i drejtohet Bashkise Libohove per kete padrejtesi,Bashkia shprehet se ajo eshte toke me pronar dhe jane ata qe bejne ligjin nderkohe qe e verteta eshte se ajo ka qene prone shteterore dhe me ane te fallsifikimit te dokumentave eshte kthyer ne prone private. Pas kesaj zoti Peca i drejtohet kryetarit te qarkut ne ate kohe Arben Culli , i cili con grup pune dhe shkon ne vendngjarje dhe i drejtohet Bashkise Libohove qe te beje piketimin e objektit ne terren dhe te lejoje mundesimin e nje rruge minimale me 1.5 meter qe te lidhet rruga kryesore me objektin edhe pse me ligj eshte 3.5 deri ne 4 meter.e ndersa bashkia nuk mori asnje mase.pas te gjitha ketyre sorollatjeve zoteria i drejtohet gjykates per zgjidhjen e kesaj situate e kjo e fundit e rrezon kete kerkese duke u shprehur se nuk eshte e drejte.serisht zoti Peca i drejtohet keshillit te qarkut ne kete kohe ky institucion drejtohet nga Sulo Mucobega edhe ky kerkon qe bashkia te merrte masa per hapjen e rruges.Pas kesaj situate zoteria i drejtohet inspektoriatit te ndertimeve ne Tirane ku keta te fundit cojne grup pune dhe gjejne dokumenta jo te sakte e keshtu bllokojne punimet. Objekti ne krah te biznesit disponon nje leje ndertimi ,nje studim urbanisitik dhe vertetim hipotekor. E ndersa ne gjykate pronari i objektit tjeter Fatmir Rroshi eshte mbrojtur vetem me nje proces verbal pa date dhe pa numer protokolli.Pas te gjitha ketyre zoteria shkon dhe e denoncon tek krimi ekonomik ne Gjirokaster ku dhe sot e kesaj dite kerkesa fle ne sirtaret e policise apo edhe prokurorise. Sinc pas plotesimit te dokumentancionit dhe pajisjes se certifikates se pronesise i drejtohet Zyres se Hipotekes me drejtor aktual Florjan Taci ku ky i fundit hedh akuza fallcifikimesh per objektin e Fatmir Rroshit dhe eshte kopetence e bashkise qe ti jape zgjidhje situates ai ka thene se eshte i gatshem te vendos ne dispozicion te prokurorise te dyja praktikat e objekteve ,e ndersa nga prokuroria dhe bashkia kemi heshtje. E ndersa zoteria i eshte drejtuar edhe kryeministrit te vendit dhe ende nuk ka ende nje pergjigje.Alpo Media ka shkuar sot ne Bashkine e Libohoves per te marre nje pergjigje nga kryetarja aktuale Luiza Mandi se perse nuk vepron por ajo nepermjet sekretares nuk ka dashur te pronocohet pasi ishte e zene, sekretarja na njofton dhe thote se pas ores 4 (ore jo zyrtare) mund te takoheshim.