Bllokohen dy bujtina

 

Në Gjirokastër, 2 bujtina familjare janë bllokuar prej Drejtorisë së Tatimeve gjatë korrikut, për shkak të operimit në informalitet.Problemi sipas kreut lokal të tatimeve, qëndron në mos regjistrimin e shumë subjekteve, ndërkohë të reklamuar në “booking”.Në takimin e thirrur nga prefekti i qarkut, lidhur me fshehjen e të ardhurave nga biznesi dhe subjektet e paliçensuara, u raportua një rënie drastike e të ardhurave të deklaruara për 6 mujorin e parë të 2019.Sipas raportimeve, sektorët ku është vënë re rënie janë turizmi, tregu i karburanteve dhe ndërtimi.Drejtoria e Doganave nuk foli për rënie, por për nevojën e kontrolleve të përforcuara gjatë periudhës së fluksit të lartë të qarkullimit në të dy anët e kufirit.Informaliteti i lartë i evidentuar së fundi lidhet me çeljen e njëkohshme të dhjetëra bujtinave, hosteleve por edhe njësive më të vogla në funksion të rritjes turistike.Në të gjithë qarkun numërohen gjithsej rreth 4700 biznese. Vetëm gjatë vitit të fundit u regjistruan në platformën e Booking mbi 170 bujtina të reja shumica e të cilave ende nuk është regjistruar.Këto biznese informale sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë po mbajnë gati 50% të peshën së akomodimit dhe ushqimit dhe po konkurrojnë bizneset e liçensuara.