CERDHJA CICERIMAT PEZULLOHET,KARAGJOZI:TRATATIVA ME DONATORET PER LEVIZJE NE GODINE ME KOMODE

Çerdhja Cicërimat është e vetmja në qytetin e Gjirokastrës dhe disponon një kapacitet prej 80 vetash.Kushtet në të cilat ndodhet janë skandaloze dhe alarmante për 50 fëmijët që i frenkuentojnë ato sidomos te pjesa e suvasë së rënë,te sistemi hidraulik dhe elektrik që janë inekzistentë si funksionim.Shtretërit e fëmijëve kanë përfunduar fatkeqësisht si shezllone plazhi,personeli së bashku me fëmijët përdorin të njëjtat tualete,gjëja më e papërshtatshme për një institucion te ciklit parashkollor.Investimi i fundit është kryer para disa vitesh te parketi i dhomës kryesore. Sipas kreut të Agjensisë së Mirëqënies dhe Shërbimit Social znj.Irena Karagjozi,institucioni që drejton në bashkëpunim me donatorët do bëjnë ndërhyrjet e duhura dhe janë në tratativa për të lëvizur fëmijët në një godinë më komode. Por tashmë një zgjidhje po afron. Cerdhja nderpritet nga funksionimi nga data 12 deri ne date 26 shtator ashtu si ka bërë me dije Agjensia e Mirëqënies dhe Kujdesit Social në Bashkinë Gjirokastër për shkak të ndërhyrjes me urgjencë në rikonstruksionin e kësaj godine.