“Cilat jane pershtypjet per sistemin qe jetojme?” tema e emisionit Miremengjes

Cilat janë përshtypjet për sistemin që jetojmë? Kjo ka qënë tema e emisionit të sotëm mirëmëngjes ku reagimet kanë qënë të shumta.Nuk janë lënë pa përmëndur dhe qytetarët e Gjirokastrës të cilët janë shprehur se janë të zhgënjyer nga sistemi aktual.Mes tyre ka raste që kujtojnë regjimin e kaluar.Një pikë ku të gjitha palët në vendin tonë bashkohen është ideja se problemi në Shqipëri nuk është me modelin aktual politiko-ekonomik, por me mos-zbatimin rigoroz të tij. Konsensusi në këtë pikë është aq i gjerë saqë ideja se mosfunksionimi i sistemit mund të jetë pasojë e vetë sistemit as nuk shtrohet për diskutim.Dështimi i modelit politiko-ekonomik që qeveritë shqiptare kanë ndjekur këto dy dekadat e fundit me rekomandimin dhe nën mbikëqyrjen e ndërkombëtarëve buron nga vetë modeli. Problemi me modelin aktual nuk buron nga moszbatimi por nga vetë përpjekja për ta zbatuar atë. Problemi nuk është se institucionet tona shtetërore janë të dobëta, por se ato janë dobësuar nga vetë modeli politiko-ekonomik që kanë realizuar në praktikë. Problemi nuk është se politikanëve tanë u mungon vullneti për të zbatuar modelin politiko-ekonomik, që na rekomandojnë organizma si BE-ja apo institucione si FMN dhe Banka Botërore, por tek përpjekja e pareshtur e tyre për ta zbatuar atë.