Cmimet marramendes te fruta -perimeve

Çmimet e fruta-perimeve në këtë fillim viti kanë pësuar rritje të konsiderueshme krahasuar me një vit më parë. Në tregun ushqimor janë të shumtë tregtarët të cilët shesin prodhime bujqësore, por blerësit në këtë treg janë shumë të pakt, pasi çmimet për një pjesë të konsiderueshme janë të pa përballueshme. Shtresa më e prekur është mosha e tret, pasi me pensionet e tyre nuk arrijnë të blejnë as perimet bazë. 1 kg qepë shitet me 120 lekë, por edhe perimet e tjera kanë çmime të përafërta apo edhe më të shtrenjta, siç janë spinaqi dhe sallata ku çmimi i tyre arrin deri në 200 lekë për kilogram.