“Djemte e Gjirokastres “kerkese Ministrise se Kultures

Forumi “Djemte e Gjirokasters” kane ringritur edhe njehere zerin per perfundimin e bustit te patrioti Elmaz Boce, i cili ka qenë një ndër themeluesit e shkollës së parë shqipe në Gjirokastër, shkollës “Liria” organizatori i Kuvendit të Gjinokastrës 23 korrik 1880 dhe firmëtarit nga qyteti ynë në kuvendin e Vlorës në 28 nëntor 1912.Prane bocetës të bustit të pa përfunduar Albi Koci i beri edhe njehere thirrje qeverise dhe minstrise se kultures te ngrej ne pidestal dhe te vendos ne qender te Gjirokastres bustin e Elmaz Boce nje kerkese e tille u be edhe ne 100 vjetorin e pavarsise por qe ende askush nuk ka kthyer syte nga kjo veper. Por kush ishte Elmaz Boçe?Ai lindi me (1852-1925), ishte nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.Elmaz Boçe lindi në Gjirokastër. Bashkëkohës i Naim e Sami Frashërit, si ata, Boce përfundoi gjimnazin e Janinës “Zosimea”. Mori pjesë në organizimin e degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në qytetin e Gjirokastrës. Mbështetës i flaktë i komitetit “Për lirin’ e Shqipërisë” dhe nga themeluesit e klubit patriotik “Drita”. Gjithashtu, ndihmoi pa kursyer hapjen e shkollës shqipe të Gjirokastrës “Lirija”. Mik e bashkëpunëtor me Koto Hoxhin, thuhet se mund të ketë ndihmuar këtë të fundit në përgatitjen e shfaqjes së pjesës “Dasma lunxhiote”, kronikë me të cilën fillon historiku i zhvillimit të teatrit të paktën në zonën e jugut të Shqipërisë. Mori pjesë në mbedhjen e Manastirit të Cepos. Ndërsa, në nëntor 1912 u zgjodh delegat i Gjirokastrës në kuvendin e Vlorës, ku firmoi dokumentin e pavarësisë kombëtare, me siglën “Elmas Boce”.