FEMIJET E FAMILJES DURAJ NE MARTALLOZ TE PAMUNDUR PER TE VAZHDUAR SHKOLLEN,SHKAK VARFERIA EKSTREME

Varfëria ekstreme, ka hedhur rrënjë në familjen e Gjolek Duraj në fshatin Martalloz në Bashkinë Memaliaj. Pamundësia financiare, ka ndikuar aq shumë saqë të katër fëmijët e kësaj familjeje, të mos shkojnë sot në shkollë. Librat nuk i kanë blerë sepse nuk kanë me cfarë t’i blejnë. Fëmijët me të ëmën dhe gjyshen, gdhihen të pangrënë dhe ëndërrojnë të konsumojnë një vakt normal, pa le më të blejnë librat apo aksesorët e tjerë shkollorë. Deri më sot, askush nuk e ka hedhur vështrimin tek ta, madje fati mesa duket i ka braktisur në zymtësinë e cila është bërë lajmotiv i përditshëm. Sokrat Duraj djali më i madh i shtëpisë, sot kujdeset për dy motrat, vëllain më të vogël si dhe për gjyshen dhe të ëmën. Rënia në burg e të atit, e ka burrëruar para kohe Sokratin 17 vjecar, për të marrë përsipër barrën e sigurimit të bukës së përditshme. I detyruar nga problemet ekonomike, ai e braktisi shkollën e bashkë me të edhe tre fëmijët e tjerë të familjes.Ndërkohë që me lot në sy gjyshja dhe kryefamiljarja, apelojnë tek autoritetet për vëmendje karshi tyre.Është kjo drama që përjeton përditë familja Duro në Martalloz në ditët e sotme në një zonë të njohur deri tre vjet më parë për kultivim kanabis