FLUKS QYTETARESH PER KARTAT E IDENTITETIT GJATE MUAJVE TE VERES NE QENDREN ADISA,KARALLI:JANE SHTUAR NE KETE QENDER DHE DY SPORTELE TE TJERA

Në ambientet e ADISA në Gjirokastër vazhdojnë flukset e banorëve për të marrë shërbimet e ofruara nga ky institucion ku ndër prej tyre më i kërkuari është aplikimi i kartave të identitetit. Qytetarët pohojnë se është e domosdoshme të ketë shtime të sporteleve pranë kësaj instance për të shmangur radhët për të marrë shërbimet në kohë.. Sipas punonjëses së ADISA-s Valbona Karalli,fluksi i qytetarëve është ulur në krahasim me muajt e verës për shkak të ardhjes së emigrantëve dhe falë bashkëpunim me kompaninë përgjegjëse ALEAT u shtuan nga 2 që ishin më përpara në 4 sportele.Fluksi më i madh për sa i përket aplikimit të kartave të identitetit dhe pasaportave pranë qendres ADISA shënohet gjatë muajve të verës kjo për shkak të emigrantëve që vijnë për të marrë këto shërbime,për të evituar radhët dhe orët e gjata të pritjes është e domosdoshme që të ketë shtime të sporteleve që ofrojnë këto shërbime