GJIRO AIR SHOW 2019,NJE FUNDJAVE DEDIKUAR SPORTEVE TE AJRIT

Këtë fundjavë në qytetin e Gjirokastrës zhvillohet “Gjiro AIR SHOW 2019 ” me iniciativën e Federatës së Aeronautikës Shqiptare,Ministrisë së Mbrojtjes dhe Bashkisë së qytetit. Një fundjavë dedikuar sporteve te ajrit, kulturës dhe argëtimit Qyteti i gurtë riçeli pas 30 vitesh dyert e Aerodromit të saj 100 vjecar në nivel sportiv dhe turistik për më shumë se 100 sportistë shqiptarë dhe të huaj të cilët ofruan dhe ofrojnë spektakël në qiellin e Gjirokastrës. Protagonistët e këtij aktiviteti,parashutistët shprehen se ndihen të kënaqur nga zhvillimi i aktivitetit dhe se për ta fluturimi në ajër është adrenalinë dhe ndjesi më vete. Në një prononcim për kameran tonë kreu i federatës shqiptare të aeronautikës Alket Islami është shprehur se nga viti në vit rritet numri i pjesmarrësve dhe se mision për organizimin e këtij aktiviteti ishte dhe rihapja e aerodromit të këtij qyteti i cili ishte prej vitesh nuk funksiononte. Kreu i bashkisë z.Flamur Golemi theksoi rëndësinë e organizimit të këtyre aktiviteteve që janë sinjal për jetëzimin dhe gjallërimin e Gjirokastrës.Në brëndësi të vet ky event tre ditor do ketë: – Shëtitje me balonë, paramotors, modele të ndryshme fluturimi, aeroplanë dhe aktivitete paragliding organizuar nga Federata Shqiptare e Aeronautikës – Filma gjatë mbrëmjeve – Koncert nga NA band dhe DJ të ndryshëm – Aktivitete kulturore dhe kulinarie.