Gjirokastër, pranga dy personave të dënuar për vjedhje

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje.

Mësohet se personat e arrestuar janë shtetasit Fatjon Gjojdeshi dhe Ardit Lifti.

Të dy shtetasit e mësipërm janë dënuar me dy vjet burg nga Gjykata e Gjirokastrës.