GJIROKASTRA PERMES PIKTURES,LIBRIT DHE FOTOGRAFISE.EKSPOZITE DITEN E DJESHME NE QAFEN E PAZARIT

Një ndër aktivitetet e organizuara në kuadër të eventit Kult Art prej TID Gjirokastra në bashkëpunim me bashkinë e qytetit ishin dhe ekspozitat e ndryshme ku motive nga qyteti i gurtë pasqyroheshin nëpërmjet artit figurativ,librit dhe fotografive të vendosura në stendat e ngritura në zonën e Pazarit Karakteristik pasditen e djeshme. Kuratori dhe iniciatori i ekspozitës Stefan Arseni janë 25 vepra të 14 piktorëve të ndryshme të cilët janë frymëzuar nga Gjirokastra dhe kjo ekspozitë kishte si mision promovimin e vlerave të qytetit të gurtë. Qafa e Pazarit përgjate gjithë fundjavës ka gumzhirë nga pjesemarrësit.Vëmëndje të veçantë këtyre aktiviteteve i kanë kushtuar turistët vendas dhe të huaj të cilët kanë ardhur për të vizituar qytetin e Gjirokastrës