Gjykata e Posaçme i kthen SPAK për plotësim dosjen “339”

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka kthyer për plotësim hetimesh një nga fraksionet e dosjes “339”.

Gjykata i ka dhënë SPAK 2 javë kohë për të saktësuar faktet për secilin prej të pandehurve.

Bëhet fjalë për 25 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Has.

Sipas gjyqtares paraprake, akuza e SPAK është e paqartë dhe ka nevojë për plotësim të hetimeve.

Sipas gjykatës prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale. Dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kërkuan që dosja të kalojë per gjykim.

Sipas hetimeve, ata akuzohen se kanë kryer trafik narkotikësh, përpunim e magazinim drogë në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, por edhe “Pastrim të produkteve të veprës penale’’, në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.